Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Pasuria është diçka abstrakte. Disa e njehsojnë atë me shpirtin, disa me materializimin, disa me familjen dhe disa të tjerë me të qënit në harmoni me universin.
Pavarësisht mënyrë së përceptimit të saj, njerëzit nëpër kohëra e popuj kanë gjetur mënyra të bukura për ta lidhur këtë koncept me jetën njerëzore.
Ne i vlerësojmë shijet intelektuale të lexuesve tanë, ndaj sot, kemi sjellë këtë koleksion me thënie për pasurinë, dhe si gjithnjë, presim prej jush, të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.
Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.
Një bankier është një dikush që të huazon ombrellën kur ndrin dielli dhe ta kërkon sapo nis të bjerë shiu.
Kush blen atë çka nuk i duhet, shet atë çka i duhet.
Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të holla.
I pasur është kush nuk ka borxhe dhe i ri kush është i shëndetshëm.
I pasuri ha kur të dojë, i varfri ha kur të proftasë.
Pasanikut është vështirë t’i falësh diçka, të ngopurin është vështirë t’a qerasësh.
Nuk është i varfër kush ka pak, por kush ka shumë.
Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos humbur atë çka ke.
Paraja është e mirë si shërbëtore, por keqe si pronare.
Është gjë e vështirë të grumbullosh para dhe është gjë akoma më e vështirë t’i ruash ato.
Varfëria që nuk ka borxhe është pasuri e madhe.
Është gjë e keqe të mos kesh, por po aq e keqe të kesh jashtëzakonisht shumë.
Më mirë të vdesësh duke bërë ekonomi, sesa të jetosh brenda në varfëri.
Varfëria nuk është turp, turp është të mos përpiqesh që, me punën tënde, ta përzësh atë.
Të gjithë ata që japin bamirësi nga fitimet e pista veprojnë njësoj si ata që u ofrojnë perëndive nga ato që kanë vjedhur te vendet e shenjta.
Atë njeri që rastis të fitojë në mënyrë të ligjshme jashtëzakonsiht shumë dhe t’i përdorë ato ashtu si duhet, unë e quaj njeri tepër të lumtur.
Çdo njeri duhet të nxjerrë fitime të tilla për të cilat në të ardhmen nuk do të mërzitet kurrë, sepse, për shumicën e njerëzve, shkatërrimi ndjek fitimet e pandershme.
Askush nuk u pasurua shpejt duke qënë i drejtë.
Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë mesveti, çdonjëra familje fatkeqe është fatkeqe në mënyrën e vet.
Shpesh pas parasë së madhe ka burra të vegjël.
Arrijmë të kuptojmë se për sa pak gjëra kemi nevojë në këtë botë, vetëm në momentin kur njohim humbjen.
Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që dëshiron.
Në një shtet të qeverisur mirë, varfëria është diçka nga e cila duhet turpëruar. Në një shtet të qeverisur keq, pasuria është diçka nga e cila duhet turpëruar.
Me lekë mund të blesh një shtëpi, por jo një familje! Me lekë mund të blesh një orë, por jo kohën! Me lekë mund të blesh një shtrat të rehatshëm por jo gjumin! Me lekë mund të blesh seks por jo dashuri!
Paraja nuk e ndryshon njeriun, ajo thjesht i heq atij maskat.
Sekreti i tregtisë? Të dish diçka që s’e di askush.
Paratë na nxjerrin në dritë pasionet, fëmijët na nxjerrin në dritë ndjenjat.
Çfarë mund të blejë paraja, jam unë vetë, zotëruesi i parasë.