Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
– Është një ëndërr …! Që ndoshta kurrë nuk mund të realizohet. Të paktën në ëndrrat e mia do të jesh vetëm e imja.
– Zakonisht njerëzit jo dhe aq gëzojnë për ato që kanë, se sa hidhërohen për ato që nuk kanë.
– Në fund, e vërteta do të fitojë, mjafton të thotë disa gënjeshtra.
– Kudo ku virtyti nuk vlerësohet, atje e keqja flet lirshëm.
– Bota është mjaft e madhe për të përmbushur nevojat e çdo njeriu, por është shumë e vogël
për të kënaqur lakminë njerëzore.
– Nëse pasuria udhëhiqet nga injoranca, është më e keqe se varfëria, sepse mund t’i shtyjë gjërat më me forcë në drejtimin e gabuar.
– Aksidentet e makinave ndodhin për shkak se shoferët e sotëm ngasin në rrugët e djeshme, me makinat e së nesërmes dhe me shpejtësinë e së pasnesërmes.
– Disa njerëz mendojnë për gjërat ashtu si janë dhe pyesin ‘pse’. Unë i ëndërroj ashtu si dëshiroj të jenë dhe mendoj ‘pse jo’.
– Për atë që ka besim, asnjë shpjegim nuk është i nevojshëm. Për atë që nuk ka besim, asnjë shpjegim nuk është i mundur.
– Arsyeja se pse njerëzit ta marrin mirësinë për dobësi, është se ti je duke i’u dhënë shumë, më shumë seç meritojnë.
Jason Statham
– Kur një grua dashuron një burrë, të gjithë të tjerët janë të padukshëm!
– Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë veçse shëmtinë dhe mjerimin.
– Ndonjëherë, zemra sheh atë që është e padukshme në mendje.
– Injoranca çon në frikë. Frika çon në urrejtje. Urrejtja çon në dhunë. Ky është ekuacioni.
– Kokëfortësia është rezultat i përpjekjeve të dëshirës të zëvendësojë me anën e forcës intelegjencën.
– Ndërsa një gjel zakonisht nevojitet për dhjetë pula, dhjetë burrat rrallë janë të mjaftueshëm për një grua.
– Askush nuk dëshiron, beson, për të ndihmuar tjetrin: përkundrazi, njerëzit donin vetëm të dominonin dhe të rrisin fuqinë e tyre.
– Shtëpia e ngushtë kërkon një zemër të gjerë.
– Nëse shikoni brenda jush, nuk do të mbeteni kurrë jashtë.
– Kur të tjerët të kuptojnë vlerën tënde të vërtetë…ti do të jesh me persona që tashmë e dinë!!!
– Një burrë mund të jetë i lumtur me çdo grua, për sa kohë që ai nuk e dashuron atë.
– Kur buzëqeshni, njerëzit gjithnjë pyesin veten se çfarë mendoni.
– Nuk ka asnjë dallim midis një të mençuri dhe një budallai kur bien në dashuri.
– Momentet më të mira në jetë, janë ato që u frikësohemi aq sa i duam.
– Nuk është e mundur për të kuptuar njeriun me shikim të parë. Virtytet zakonisht i mbulon perdja e modestisë, ndërsa defektet veshin maskën e hipokrizisë.
Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë që të kemi.
Në një shtet që qeveriset mirë, varfëria është e turpshme. Në një shtet që qeveriset keq, pasuria është turp.
– Ka njerëz që kujdesen për disa, dhe ka njerëz që kujdesen për të gjithë.
– Kam ndarë me ty mendimet e mia, problemet e mia, shqetësimet e mia … Ndjenjat e mia të pafundme për ju.
Por gjithmonë do të jem me ty, kur qesh, kur fle, kur qan! Do të jem aty për t’ju fshirë lotët … Do ta ndjeni!
– Askush nuk do të ndërtojë për ju një urë nga ku ju, dhe vetëm ju, duhet të kaloni lumin e jetës.
– Flas pak që të shoh se kuj do t’i mungojë zëri im…
Eci ngadalë që shoh se kush më pret….
Zemërohem që të shoh se kush kujdeset…
Humbas që të shoh se kush më kërkon…
– Kushdo që nuk ka jetuar në trotuar është e pamundur të dijë se çfarë do të thotë të jesh i ndershëm, i sinqertë dhe në të njëjtën kohë i paligjshëm.
– Fjala “Përse” nuk fsheh vëtëm kureshtjen….por dhe ankesën më të madhe të njerëzve të lënduar.
– Mos e prishni atë që keni duke dëshiruar atë që nuk e keni.
– Në jetë, të besosh ata që mund të dallojnë këto tre gjëra:
Dhimbjen që fsheh pas një buzëqeshje….
Dashurinë që fsheh kur shpreh zemërimin tënd….
Dhe…fjalët që fsheh brenda heshtjes tënde….
– Njerëzit e zgjuar e dinë se ka vetëm një botë. Idiotët jetojnë secili në botën e tij.
– “Ndonjëherë për të parë diçka qartë, duhet thjesht të mbyllim sytë”.
– Çfarëdo që nuk merr si fëmijë, rrallë mund të japësh si i rritur.
– Disa burra e duan gruan e tyre aq shumë, sa që për të mos e konsumuar atë, përdorin gratë e të tjerëve.
– Largohu, nëse e keni të nevojshme. Largohu për pak që të qetësohesh.
Nëse ju duan, do t’ju presin…Nëse jo, shpëtuat…
– Dëboj zerot nga jeta jote, e vetmja që duan është një “1” pranë tyre që të marrin vlerë.
– “Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë mëkatare, as problemet tona”
– I bukuri është i bukur aq sa ai qëndron para jush. Por i miri, është i bukur dhe më vonë dhe gjithmonë.
– Sa më e madhe ego-ja jonë, aq më e vogël vlera jonë
– Jetoni sipas përvojave të jetës suaj, kujtimeve tuaja dhe shqetësimeve tuaja. Mos i ngreni peshat e të tjerëve, sepse do të kuptoni se kjo kufizon përparimin tuaj.
– Indiferentët janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë për të gjitha të këqiat që i ndodhin popullit.
– Gjithkush ka nevoja dhe ndonjëherë ju përpiqeni të plotësoni nevojat e të tjerëve para nevojave tuaja.