“Në hetim ish-zyrtarë të lartë të qeverisë ‘Rama’”/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë..

Jil
Jil
2 Min Read

Në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha deklaroi policia ka bërë një operacion për arrestimin e Klodian Zotos në Korçë, por nuk ka mundur ta gjejë.

Hoxha ka sqaruar edhe se si kanë nisur hetimet ndaj inceneratorëve, të cilat vijojnë edhe ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë “Rama”.

Klodian Zoto është njëri nga 3 biznesmenët që kanë marrë me koncesion inceneratorët, të cilat janë duke u hetuar nga SPAK.

Blendi Fevziu: Ke thënë njëherë në studio më duket që njeri prej tyre është në Tiranë.

Artan Hoxha: Ka qenë në Shqipëri, në kohën që ne flisnim ishte në kërkim, por ishte në Shqipëri. U bë një operacion i policisë atëherë…

Blendi Fevziu: Dhe nuk e kapën dot?

Artan Hoxha: Ata mendonin që ishte në juglindjen të vendit në zonën e Korçës nuk e gjetën.

Blendi Fevziu: Pse kanë bërë operacione policia për ndalimin e tyre?

Artan Hoxha: Po, ka bërë, ka kërkuar, ata mendonin që ishte Klodian Zoto aty dhe nuk e arrestuan.

SPAK-u në këtë moment është njësoj si avokatët dhe gjithë personat që janë aty, përfshirë dhe ata që janë në burg prezumohen të pafajshëm. Gjëja që na intereson ne si qytetarë sot është një hetim që ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga nisma Thurje në verën e vitit 2020.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *