E bukur Lexojeni
Ne jemi më shumë si Zoti kur falim; Don Bruno Ferrero
Një i ri ishte ulur vetëm në autobus; ai po shikonte nga dritarja. Ishte në të njëzetat i pashëm, me një fytyrë delikate. Pranë tij u ul një grua. Pasi bisedoi për motin, ngrohtësinë dhe pranverën, i riu tha pa pritur: “Kam dy vjet që jam në burg. Dola këtë mëngjes dhe jam duke shkuar për në shtëpi.” Fjalët u derdhën prej tij si një lumë i furishëm, ndërsa ai i tregonte asaj se si ishte rritur në një familje të varfër por të ndershme dhe se si veprimtaria e tij kriminale u kishte sjellë turp dhe dhimbje të dashurve të tij. Në ato dy vjet ai nuk kishte dëgjuar më prej tyre. Ai e dinte se prindërit e tij ishin shumë të varfër për të bërë udhëtimin për në burgun ku po mbahej dhe se ndiheshin shumë të turpëruar për t’i shkruar. Nga ana e tij, ai kishte ndërprerë dërgimin e letrave për shkak se nuk mori asnjë përgjigje. Tre javë para se të lirohej, ai kishte bërë një përpjekje të fundit, të dëshpëruar për të marrë kontakt me babanë dhe nënën e tij. Ai kishte kërkuar falje që i kishte zhgënjyer, duke iu lutur. Pasi u lirua, ai hipi në atë autobus që do ta kthente në qytetin e tij dhe që kalonte përballë kopshtit të shtëpisë ku u rrit dhe ku vazhdonin të jetonin prindërit e tij. Në letrën e tij ai kishte shkruar se do të kuptonte arsyet e tyre. Për t’i bërë gjërat më të lehta, ai u kishte kërkuar t’i jepnin një sinjal që mund të shihej nga autobusi. Nëse do ta kishin falur dhe do të donin ta mirëprisnin përsëri në shtëpi, do t’i kishin lidhur një fjongo të bardhë mollës së vjetër në kopsht. Nëse sinjali nuk do të kishte qenë aty, ai do të kishte qëndruar në autobus dhe do të largohej nga qyteti, duke u larguar përgjithmonë nga jeta e tyre. Teksa automjeti i afrohej rrugës së tij, i riu bëhej gjithnjë e më nervoz, deri në atë pikë sa kishte frikë të shihte nga dritarja, sepse ishte i sigurt se nuk do të kishte sinjal.
Ne jemi më shumë si kafshë kur vrasim.
Ne jemi më shumë si burra kur gjykojmë.
Ne jemi më shumë si Zoti kur falim.
Don Bruno Ferrero
Jeto I Lumtur.al