Filozofia e mendimtarit të madh kinez u përqendrua në moralin, atë personal dhe shoqëror.
Konfuci u mësoi bashkkohësve të tij rregullat e marrëdhënieve në shoqëri, drejtësinë dhe barazinë.
Ne duam të ndajmë me lexuesit tanë thëniet më të bukura të tij. Mos harroni si gjithmoni, na thoni atë që pëlqyet më së shumti.
Ne kemi dy jetë, dhe e dyta fillon kur kuptojmë se kemi vetëm një.
Njeriu superior mendon gjithmonë për virtytin; njeriu i thjeshtë mendon për rehatinë.
Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecni për sa kohë që nuk ndaloni.
Nëse zemërohesh, mendo për pasojat.
Nëse nuk i arrini qëllimet tuaja, mos i ndryshoni ato; ndryshoni veprimet tuaja.
Ju më pyesni pse blej oriz dhe lule? Blej oriz për të jetuar dhe lule për të pasur arsye për të jetuar.
Unë dua që ti të jesh gjithçka që je, thellë në qendër të qenies tënde.
Kërkoni shumë nga vetja dhe prisni pak nga të tjerët. Kjo është mënyra se si do t’i kurseni vetes telashe.
Pavarësisht se çfarë bëni në jetë, bëjeni atë me gjithë zemrën tuaj.
Jepni këshilla vetëm atij që kërkon njohuri pasi të ketë kuptuar injorancën e tij.
Pak mungesë durimi mund të prishë një projekt të madh.
Nëse të pështyjnë në shpinë, do të thotë që je përpara tyre.
Vullneti për të fituar, dëshira për të patur sukses, dëshira për të arritur potencialin tuaj të plotë… këto janë çelësat që do të hapin derën e përsosmërisë personale.
Ta shohësh të drejtën dhe të mos e bësh atë është dredhi.
Heshtja është një mike e vërtetë që nuk tradhton kurrë.
Njeriu superior bën që vështirësitë për t’u kapërcyer të jenë interesi i tij i parë; suksesi vjen vetëm pas kësaj.
Të gabosh nuk është asgjë, nëse ju vazhdoni ta mbani mend atë.
Nëse jam duke ecur me dy burra të tjerë secili prej tyre do të shërbejë si mësuesi im. Unë do të zgjedh pikat e mira të njërit dhe do t’i imitoj ato, dhe pikat e këqija të tjetrit dhe do t’i korrigjoj në vetvete.
Lavdia jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem.
Çështja e njeriut superior është e vërteta.
Është më e turpshme të mos u besojmë miqve tanë sesa të mashtrohemi prej tyre.
Asnjëherë mos lidhni miqësi me një burrë që nuk është më i mirë se vetja juaj.
Fiksimi pas avantazheve të vogla nuk lejon të kryhen punët e mëdha.
Ne duhet të ndiejmë trishtim, por jo të zhytemi nën shtypjen e tij.
Kur zemërimi rritet, mendoni për pasojat.
Të shohësh dhe të dëgjosh të ligjtë është tashmë fillimi i ligësisë.
Një njeri superior është modest në të folur, por tejkalon në veprimet e tij..…jetoilumtu.al/