JiL.al - Jeto i Lumtur

“Në vend të përshëndetjes” Poezi Nga Azem Shkreli..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
“Në vend të përshëndetjes” nga Azem Shkreli
Shko se furishëm po fryen në mua erë mallkimi që s’të fal
Dhe dije mirë, kurrë me një e një nuk bëjn një si thonte Hikmeti, ai fare poeti me këngë prej zjarri.Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.
Mos u kthe pas.
Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumir.
Asgjë mos thuaj.
Merri me vete gjurmat nëpër të clat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.
Bëhu shkrepëtirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.
Bëhu çdogjë po Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si
fluturat e ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të
rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i gëzosh.Shko mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë më këmbonat e
pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n’pikllim që
mëkatin s’e lan, që s’mundet të shpojë gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes.
Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas.
Mos i harro shytë e përlotur n’shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetes
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko se tmerrshëm po lodrojnë n’mua rreket e gjakut të ndezur.

Jeto I Lumtur

Scroll to Top