“Nëse të pengoj, iki”/ Plas sërish mes çiftit, Luizi i kthehet keq Kiarës: Njeri jam edhe unë dreqi e mori… (VIDEO)

Jil
Jil
2 Min Read

Kiara Tito është mërzitur mbrëmë me sjelljen e ftohtë të Luiz Ejllit. Ky i fundit ka vendosur që t’i bëjë një rreng moderatores, e cila përpiqej që të fliste me të dhe ai e refuzonte.

Teksa ishin shtrirë për të fjetur, Kiara i thotë atij se nëse e pengon mund të ikë dhe Luizi i kthehet se do e shohë të shtunën.

Moderatorja i thotë gjithashtu se nëse situata me Efin mendon se ndikon keq tek ai, e ka gabim, se do ndikonte keq vetëm tek ajo dhe Efi.

Kiara: Unë erdha për ty, nuk e dija se gjërat do të shkonin kështu.

Kiara: Më vjen shumë keq, por më beso se nuk ka ndikim te ty kjo gjë

Luizi: Në ç’kuptim tek unë?

Kiara: Nuk ndikon për keq. I vetmi njeri që i ha gjithmonë jam unë, mos ke merak

Kiara: Nëse ka ndikuar për keq diçka, mund të ketë ndikuar tek unë, tek Efi, nuk ka lidhje me ty. Ka zgjidhje. Nëse për dy javë të pengojmë, e kemi zgjidhjen. Ça të pengon ty më shumë?

Luizi: Do e shohim të shtunën

Kiara: Këtu do jemi. Ke hallin e finalistit?

Luizi: Do e shohim të shtunën të thashë

Kiara: Këtu do jemi që nuk të kam penguar

Kiara: Do më sqarosh të lutem

Kiara: Ka diçka në lidhje me ne të dy

Luizi: Do e marrësh vesh të shtunën

Kiara: Ti e di se si i marr gjërat. Kur vjen nga hiçi

Luizi: Tapo mësohesh o Kiara

Kiara: O Lui, ç’pate o zemër, se të erdhi kështu direkt, ça dëgjove?

Luizi: Po vjen njeriu mbledh e mbledh, shpërthen. Njeri jam edhe unë dreqi e mori, nuk mbaj më as unë. Duro, më lë 24 orë ta mendoj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *