Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” Në Top Albania Radio nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP”, Kejvina Kthella. Modelja u skualifikua nga loja e BBV pasi ajo goditi me shuplakë një nga banorët e shtëpisë, Luiz Ejllin. Pas kësaj ngjarje vetë ajo ka kërkuar ndjesë publike.
Jam shumë mirë dhe ndodhem tek familja ime, jam në Itali.
Kejvina tregoi për eksperiencën e saj në Big Brother VIP se:
Ishte një “Big Brother” shumë intensiv, plot surpriza, plot gjëra të bukura po ashtu dhe jo shumë të bukura. Big Brother-i im nuk ka zgjatur shumë por për aq sa ka zgjatur ka qenë okej dhe presim tani finalen.
Dje Luizi në shtëpi së bashku me banorët e tjerë po tregonte me një siguri se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht.
Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment.
Çfarë kemi të re nga Kejvina?
Asgjë nuk ka të re, derisa të mbarojë “Big Brother”-i nuk kemi bërë asgjë. Thjesht shohim Big Brother VIP.
Çfarë ndryshoi Big Brother VIP tek Kejvina?
Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.
Kush i mungon më shumë nga banorët e shtëpisë Kejvinës?
Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi.
A do të jetë Kejvina në finalen dhe në ‘after party’-in e Big Brother VIP?
Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe.
“Nderpriteni PRIME…”, Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllin: Kam qarë 6 ditë rresht
Cpo ndodh ne BBV? Situate e frikshme, kjo banore ne gjendje te rende
Nga ‘miqësia’ me Olta Gixharin e deri tek Luizi, Kejvina Kthella flet për…