JiL.al - Jeto i Lumtur

Ngjarje e rëndë, plagoset 43-vjeçari shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Plagoset një shqiptar në Greqi.

Sipas Protothema, në spital ndodhet në gjendje kritike për jetën një ndihmës blegtor 43-vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u përfshi në një sherr me një punonjës tjetër në Larisa.

Deri më tani, mediat greke kanë raportuar se shqiptari është një 43-vjeçar, i cili punon në një vathë delesh në zonë, por nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy punëtorët, shqiptari dhe pakistanezi kishin nisur që të përplaseshin me njëri-tjetrin për arsye që nuk dihen, kur 38-vjeçari e plagosi rëndë në bark.

Deri më tani mendohet se është përdorur një objekt i mprehtë – ndoshta një thikë, por nuk dihen detaje.

43-vjeçari është dërguar në spital, por gjendja e tij shëndetësore mbetet ende kritike.

Scroll to Top