JiL.al - Jeto i Lumtur

Nis debati për finalistin, “opinionistët” japin mendimin e tyre: Ky produksion ka bërë çift Luizin dhe Kiarën..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bisedat dhe debatet për finalen dhe finalistin e katërt kanë qenë të shpeshta ditët e fundit në shtëpi. 

Dëshira për të shkuar në finale ka përplasur gjatë javës Nitës, Kristin dhe Qetsorin, por në debatet mes tyre nuk mbetën pa u përfshirë edhe banorët të cilët janë shpallur finalistë, Luizi, Dea dhe Kristi.

Gjatë javës ata shprehën dëshirën se cilin prej Qetsorit, Nitës dhe Kristit duan në finale. 

Luizi: Gjithmonë ka patur shumicë vajzash. Probabiliteti është i lartë që të jenë tre vajza në finale. Nuk është keq të jesh me tre vajza në shtëpi.


Dea: Ne çdo ditë ndërrojmë mendje se kë duam në finale. Prandaj është gara, për të qenë të konfuzuar.

Nita: I kuptoj dyshimet e gjithësecilit.

Efi: Qetsor mos u mërzit nuk ka problem.

Arbër (Rezart): Unë mendoj që do jetë Efi.

Efi: Nuk je Arbëri ti jo.

Arbër(Rezart): Tani do më lini të flas apo jo.

Zhaklin (Salsano): Nuk e di çfarë mendoni, por unë sot për herë të parë dëgjova Luizin që ai do tre femra në finale. Do të doja shumë ta falenderoja që kur të dalë nga ky Big Brother të shkojë në Përputhen, sepse ai është i qëndrueshëm në paqëndrueshmërinë e tij. Ndërsa me ty Kristi jam shumë e zhgënjyer.

Arbër (Rezart): Unë sërish mbështes tezen time, Efi është një nga më të mirat.

Zhaklin (Salsano) : Nuk e kuptoj përse e lavdron njëherë. Ti je i paqëndrushëm në paqëndrueshmërinë tënde.

Arbër (Rezart): Gabimi që ka bërë ky produksion është që ka bërë çift Luizin dhe Kiarën, çift duhet të ishe bërë ti.

Scroll to Top