Një burrë iu afrua një gruaje e cila po lante rroba buzë një lumi dhe e pyet: Si e mbron veten një grua? Ajo nisi të qajë dhe të bërtasë me zë të lartë me qëllim që ta dëgjonin banorët e fshatit. Burri shumë i trembur dhe i hutuar i tha: Pse po qan e po bërtet? Ajo u përgjigj: Që të vijnë banorët e tjerë dhe të ta marin shpirtin sepse ti dëshiron të më lëndosh dhe të më bësh keq. Ai ia ktheu: Nuk kam ardhur për të të lënduar, kam vënë re zgjuarsinë tënde
prandaj erdha dhe të pyeta. Dëshira ime për të biseduar me ty nuk ka lidhje me bukurinë tënde apo me nevojat e mia biologjike. Nuk do të të lëndoja asnjëherë. Gruaja, pasi dëgjoi këto fjalë u lumturua, u zhyt e gjitha në lumë dhe doli e bërë qullë në ujë. Burri i habitur akoma më shumë me sjelljen e saj, e pyet: Për çfarë arsye e bëre këtë? Ndërkohë erdhën banorët e tjerë të fshatit dhe gruaja u tha atyre: Po mbytesha dhe ky njeri më shpëtoi jetën. Banorët e falenderuan
burrin dhe e shpërblyen për këtë akt heroik. Pasi banorët u larguan, burri e pyeti gruan: Pse e bërë të gjithë këtë? Ajo u përgjigj: Kështu është gruaja, nëse e lëndon, ta mer shpritin; ndërsa nëse e bën të lumtur, ajo të bën hero. Shpresoj të ju ketë pëlqyer miq dhe ju ftoj tv lexoni edhe këtë tregim te bukur: Një njeri i shenjtë i cili ishte në momentet e fundit të jetës së tij, po bisedonte me ëngjëllin. Ai ishte shumë kurioz rreth botës që e priste dhe e pyeti ëngjëllin:
A mund të më tregosh se si janë parajsa dhe fe rri? Ëngjëlli buzëqeshi dhe e mori atë në një botë tjetër. Aty ata po qëndronin përpara dy dyerve. Ëngjëlli i tha që të shkojë dhe të shohë vetë brenda secilës derë. Njeriu i shenjtë hapi derën e parë. Aty pa një tryezë shumë të gjerë të rrumbullakët me njerëz që ishin ulur rreth saj. Një tepsi e madhe ishte vendosur në mes të tryezës e mbushur plot me një gjellë shumë të shijshme. Njerëzit e ulur në tryezë kishin
të ngjitur në duart e tyre lugë shumë të gjata. Lugët ishin të gjata mjaftueshëm për të arritur gjellën e shijshme që ishte në mes të tavolinës por për shkak të gjatësisë së tyre të madhe, njerëzit nuk arrinin dot ta fusnin lugën me ushqim në gojën e tyre. Duke mos arritur dot që të hanin për shkak të gjatësisë së lugës, ata që të gjithë dukeshin të dobët dhe të sëmurë. Njerëzit aty ishin shumë të mërzitur dhe të palumtur. Njeriu i shenjtë u rrënqeth nga mjerimi në të
cilin ndodheshin ata njerëz në atë dhomë. Ai mbylli atë derë dhe hapi derën e dhomës tjetër. Kjo dhomë ishte fiks e njëjtë si dhoma tjetër. Tryezë e gjerë e rrumbullakët me njerëz të ulur rreth saj dhe me lugë të gjata të ngjitura në duart e tyre. Por këtu njerëzit ishin të ushqyer mirë, të shëndetshëm dhe ishin të lumtur duke ngrënë e duke biseduar me njëritjetrin. Njeriu i shenjtë u gëzua shumë të shihte këtë dhe doli nga ajo derë. Ai shkoi tek ëngjëlli dhe i tha:
Nuk e kuptoj. Që të dyja dhomat janë të njëjta por njëra ishte e mbushur me mjerim dhe tjetra ishte e mbushur me lumturi. Ëngjëlli nisi ti shpjegojë duke i thënë: Shiko, ato lugë janë të gjata mjaftueshëm për të ushqyer të tjerët por nuk janë të shkurtra mjaftueshëm për të ushqyer veten tënde. Dhoma e parë që pe ishte fe rri, njerëzit aty janë kopracë, egoistë dhe mendojnë vetëm për veten e tyre dhe nuk duan të ndihmojnë të tjerët, dhe për shkak të kësaj ata nuk ushqehen dot dhe vuajnë në mjerim. Ata mendojnë
gjithë kohës si të fusin lugën në gojën e tyre. Ndërsa dhoma e dytë ishte parajsa, ajo është e mbushur me njerëz që kujdesen dhe duan të tjerët. Ata ushqejnë njëri tjetrin me ato lugë të gjata, dhe për shkak të kësaj ata jetojnë të shëndetshëm dhe të lumtur. Mësimi: Nëse mësojmë të mbështesim dhe të ndihmojmë njëritjetrin, mund ta bëjmë botën tonë një parajsë dhe të jetojmë të lumtur në të. Të japësh dhe të ndash me tjerët të jep një kënaqësi të veçantë brenda teje.
Histori