“Një fëmijë 10 vjeç kthehet në shtëpi dhe e sheh të ëmën e tij me lotë në sy, të ulur në cepin e krevatit. Ai ulet pranë saj dhe e pyet se çfarë ka ndodhur. E ëma nuk i tregon gjë, por djali e kuptoi se me siguri i ati e kishte dhunuar gjatë ndonjë diskutimi, siç ndodhte përherë.
Ndaj, gjatë darkës, djali e pyeti të atin: “Ba, mund të të bëj një pyetje?”.
“Po, biri im”, i tha i ati.
“Nëse dikush do ta godiste mamanë tënde, cili do të ishte reagimi yt?”, e pyeti i biri.
“Nuk do ta mendoja dy herë, do shkoja dhe do ta vrisja”, u përgjigj babai.
Duke buzëqeshur, djali i thotë: “Herën tjetër që do të ngresh duart mbi nënën time, të betohem që do tëvras”.
I ati e pa i habitur, nuk foli, por u ngrit nga tavolina dhe shkoi në dhomën e gjumit tepër i trishtuar”.
Morali i kësaj historie është se një femër është si një thesar që ke fituar gjatë një konkursi. Sigurisht qëajo mund të ketë njohur meshkuj të tjerë përpara teje, të cilët mund ta kenë dashur, por ajo të zgjodhi ty nëfund. Ajo ka zgjedhur të qëndrojë me ty, ndaj trajtoje mirë dhe kujdesu për të sikur të ishte nëna jote. Mbaje gjithmonë nëmendje se gjithçka që bën në jetë, do të të kthehet në një moment. Nëse këtë mesazh e ke lexuar deri në fund, sigurohu që ta ndash me të tjerët, në mënyrë që edhe të tjerët të reflektojnë dhe ta ndryshojnë mënyrën se si e trajtojnë një femër.