JiL.al - Jeto i Lumtur

Një grua ka nevojë për 4 kafshë në jetën e saj: një Jaguar në garazh, një tigër në shtrat, dhe një…”/ Thënie për Burrat dhe Gratë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Një grua ka nevojë për katër kafshë në jetën e saj: një Jaguar në garazh, një tigër në shtrat, një shqarth në lëkurë dhe një gomar që paguan.

Nuk ka gra të shëmtuara, ka vetëm gra përtace.

Po të kesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; po të kesh një grua të keqe, do të bëhesh filozof. Në çdo rast je i ftuar.

Mjaft mungesa që ka burri, si për shembull bukuria etj., neutralizohen nga gruaja. Kjo është arsyeja që gratë shumë herë bien në dashuri me burra që nuk kanë asnjë vlerë, por kurrë me burra që u ngjasin grave, sepse një të metë të tillë s’kanë fuqi ta neutralizojnë.

Cilësitë që tërheqin gruan janë forca e vullnetit, vendosmëria e karakterit, guximi dhe veçanërisht drejtësia dhe mirësia e zemrës që fëmija i trashëgon nga babai.

Martesat me dashuri bëhen për interesin e llojit e jo të përsonit. Personat është e drejtë të kujtojnë se veprojnë kështu për lumturinë e tyre, por qëllimi i vërtetë s’ka të bëjë me ta, por vetëm me krijimin e qënies së re.

Unë nuk besoj që midis burrit dhe gruas të ketë miqësi. Mund të ketë pasion, respekt, adhurim, dashuri, por jo miqësi, sipas meje.

Të qenit grua është një detyrë tmerrësisht e vështirë, meqë konsiston në atë që ke të bësh me burrat.

Gratë kujtojnë vetëm burrat që i kanë bërë të qeshin; burrat vetëm gratë që i kanë bërë të qajnë.

Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë për t’iu hakmarrë dikujt.

Dua vetëm një burrë që të jetë i dashur dhe mirëkuptues. A thua është shumë për t’ia kërkuar një miliarderi?

E gjej të drejtë që një burrë të puthë dorën e një gruaje herën e parë kur e sheh. Duhet filluar gjithnjë nga një anë.

Një grua e mençur është ajo me të cilën mundet të jeni të marrosur sa herë që duhet.

Gjithë burrat duhet të dashurojnë dhe gjithë gratë duhet të jenë të dashuruara.

Për grua zgjidh femrën që, po të ishte burrë, do ta zgjidhje për mik.

Një grua do të ishte shumë më tërheqëse, nëse do ta dinte të binte në krahët e një burri, pa rënë në duart e tij.

Ai që përdor urdhrin për t’i thënë gruas të pushojë së foluri, është budalla. Një i mençur i thotë asaj thjesht se ajo duket shumë e bukur, kur i mban buzët e mbyllura.

Disa burra mundohen tërë jetën për të kuptuar qenien e gruas. Të tjerë merren me gjëra më pak të vështira, si përshembull me teorinë e relativitetit.

Kur gratë dashurojnë janë më të mençura se burri më mendjemprehtë.

Nuk ka gra të paepshme, por burra torollakë.

Mos e lejo gruan të të ndryshojë. Kur t’ia dalë mbanë, do jetë rraskapitur me ty.

Kur burri gjen te e shoqja një afërsi të vërtetë morale dhe intelektuale, një harmoni të vërtetë, atëherë do t’ia shpërblente asaj duke u interesuar edhe për gjërat e saj më të zakonshme e banale.

Nëse buzët e saj janë të akullta dhe ajo dridhet në krahët e tu, harroje. Ka malarjen.

Ç’është një tango? Faqe që mërziten, mollaqe që zbaviten.

Kush po çan kryet për flokët, janë qimet e gjoksit më të rëndësishme.

Deri pak martese nuk e dija ç ‘do të thoshte të ishe vërtet i lumtur. Pastaj qe tepër vonë.

Një zotëri burrë është një burrë që nuk do të rrihte një grua pa hequr kapelen.

Sekreti i suksesit tim me gratë? I trajtoj kamerieret si dukesha dhe dukeshat si kameriere.

Gratë na duan për defektet tona. Kur kemi shumë, por shumë ama, na i falin të gjitha, deri edhe inteligjencën.

Eh, nuk po gjej asnjë fije floku mbi rrobat e tua! Ti më tradhtoke me një grua tullace.

Martesa? Të doli ngjalë, e ha; të doli gjarpër, të ha.

Diplomat është ai burrë që gjithnjë mban mend ditëlindjen e një gruaje, por asnjëherë moshën e saj.

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top