Një i dënuar me jetë u pyet për dëshirën e tij të fundit, ai kërkoi një laps dhe një letër. Shkroi disa rreshta në të dhe ia la amanet rojeve tia dërgonin mamasë së tij. Në të shkruante: E dashur mamaja i me e shtrenjtë, edhe pse të dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, tani do të doja të ishe ti në vendin tim dhe jo unë. Do thuash pse im bir është kaq i ashpër dhe i pashpirt? Po ta shpjegoj e shtrenjta ime. A e mban mend kur kam
qenë vetëm tetë vjeç dhe solla në shtëpi një makinë lodër me bateri që e kisha marë nga dyqani përballë? Më ndihmove që im atë të mos e merte vesh, e fshehëm të dy tek bodrumi dhe më shpëtove nga zemërimi dhe ndoshta nga shuplakat që do më jepte babai. Po paratë që solla kur isha dhjetë vjeç të cilat i kisha marrë në pantallonat e babait të shokut tim të ngushtë në kohën që shkoja për të luajtur me të në shtëpinë e tij?
Të nesërmen shkuam të dy në një dyqan të shtrenjtë dhe i shpenzuam bashkë, unë për lodra e ti për veshje. Po ditën që u largua im atë nga shtëpia e mban mend? Atë ditë ai donte të më korigjonte se unë kopjova në provim dhe ti u zure me të për të më mbrojtur mua. Më përjashtuan nga shkolla. Ti më mbroje duke bërë fjalë me të gjithë, me babain, me mësuesit e mi dhe unë përfundova rrugëve duke u shoqëruar me lloj lloj njerëzish. E dashur mamaja ime e shtrenjtë, atë kohë unë
isha thjesht një fëmijë, me ndihmën tënde u bëra një adoleshent problematik, dhe sot falë teje jam një burrë agresiv që ka marrë jetë njerëzish dhe që është në prag të fundit të jetës së tij. Mami, unë isha vetëm një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej e te zgjidhja rrugën e drejtë në jetë, dhe jo të mbrohesha e të më mbaje anën për çdo gjë duke zgjedhur rrugën e vetëflijimit. Por, sido që të jetë puna unë të fal. Dua që ti të bësh një gjë të mirë për mua këtë herë. Këtë letër shpërndaje dhe
publikoje kudo, në mënyrë që ta lexojnë sa më shumë prindër të jetë e mundur. Ta lexojnë të gjithë prindërit në këtë botë, të kuptojnë se kanë përgjegjësi të madhe, përgjegjësinë e rritjes së një fëmije. Nga ata varet e ardhmja e këtij fëmijë. Mund të korigjohet në fëmijëri dhe të kritikohet e të bëhet njeri në burrëri, ose të përkëdhelet e të mbrohet në fëmijëri e të bëhet një njeri rrugash i pashpirt në burrëri siç jam unë sot. Faleminderti mama që ma dhurove jetën, faleminderit gjithashtu që
bëre çmos që unë ta humbas atë! Të dua shumë, djali yt rrugaç. Kjo ishte letra e atij njeriu që tashmë e kishte çuar dëm jetën e tij dhe është e vërtetë që prindërit kanë shumë në dorë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Miq dua të ju jap disa këshilla të vyera në lidhje me nënën. A e dini se Të ulesh afër nënës tënde për gjysëm ore, është e barabartë me gjashtë seanca tek psikologu më i mirë. Gjatë kohës që jeni foshnje dhe nëna ju mban në krahë, ajo transmeton tek ju valë intimiteti, gjë
e cila ju bën që të keni aktivitet më të lartë të trurit, ju bën më të qëndrueshëm dhe shumë të shoqërueshëm me ata që të rrethojnë. Nëna është qenia e vetme e cila posedon sensorë parandienjeje për fatkeqësitë që janë përcaktuar të të ndodhin, kështuqë, mos u çudit kur ajo të ndalon të shkosh apo të dalësh qoftë edhe për shëtitje. Kur nëna vendos dorën e saj në pjesën e trupit tënd ku ti ndjen dhimbje, ajo pjesë e trupit nis menjëherë të përshtatet për shërim. Nëna është e vetmja e cila mund
ta sakrifikojë veten e saj në këmbim të jetës tënde, edhe në rast se këtë nuk e kërkon nevoja. Nëna është ajo e cila me lutjet e saj mund ta ndërrojë komplet rrjedhën e fatit tënd. Nëna është qenia e vetme prej së cilës nuk ke mundësi ti fshehësh emocionet tua, qoftë edhe duke e gënjyer apo mashtruar. Zoti i ruajt të gjitha nënat të cilat janë gjallë, dhe i mëshiroftë të gjitha ato që kanë kaluar nën mëshirën e tij. Shpresoj të ju kenë pëlqyer këto shkrime miq, ju falenderoj nga zemra që më ndiqni dhe ju rikujtoj këshillën më të mirë në botë: mendjen në vend.
Jeto I Lumtur.al