JiL.al - Jeto i Lumtur

Një vajzë u martua me një tregtar të pasur. Ai kishte një fabrikë të madhe nga e cila shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zbuloni nëse jeni çift i lumtur apo jo duke parë trupin tuaj – AlpeNews

Një vajzë u martua me një tregtar të pasur. Ai kishte një fabrikë të madhe nga e cila shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta gatuante dhe ta hanin në darkë. Kur filluan të hanë darkë, dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe pa një lypës të uritur i cili kërkonte diçka për të ngrënë.

Burri refuzoi t’i jepte diçka dhe i kërkoi të largohet me zë të lartë. Lypësi i tha: Zoti të faltë zotëri, po të mos më mundonte uria e madhe nuk do të kisha trokitur në derën tënde. Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi fjalën e tij dhe me forcë ia përplasi derën duke u kthyer në tavolinë. “Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri?”, e pyeti gruaja. “Çfarë duhet të bëja? “, ia ktheu ai i nervozuar.

Gruaja vijoi: Mund ti kishe dhënjë një copë mish, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë. “Po si jo, më mirë tia kisha dhënë të gjitha krahët? A mos të ka ikur mendja vallë?”, vazhdonte burri me kopracërinë e tij. “Por të paktën mund të ishe sjellë mirë”, i tha gruaja e prekur nga situata që ndodhi. Pas disa ditësh, kur tregtari shkoi tek fabrika e tij si gjithmonë, pa se atje kishte rënë zjarri dhe flaka kishte djegur çdo gjë që kishte brenda.

Shumë i mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: Një shkëndijë elektrike e kishte shkatërruar fabrikën time dhe ka bërë shkrumb e hi çdo gjë që kishte në të, kam mbetur pa asgjë! Ajo i tha me mirësi: Mos u mërzit, burri im! Mos e humb shpresën nga mëshira e Zotit dhe ai do të ta kompensojë. Burri ia preu shkurt: Dëgjomë grua, për aq kohë sa nuk rindërtoj fabrikën siç ka qenë, shko tek prindërit e tu sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty.

Atëherë, gruaja e mirë e la të shoqin por pas disa kohësh, Zoti e shpërbleu dhe ajo u martua me një burrë shumë punëtor dhe shumë i mëshirshëm me mysafirët. Ndihmonte të varfrit dhe asnjëherë nuk ia mbyllte derën një lypësi pa i dhënë diçka. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit dhe pyeti nga ana tjetër e derës se cili qëndronte pas saj.

“Është një lypës i cili thotë se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë”, tha gruaja. “Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. Zoti do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë!”, i tha i shoqi me butësi. “Sa i sjellshëm që je burri im”, i buzëqeshi ajo. Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur burri e vuri re gjendjen e saj, e pyeti i habitur:

Çfarë të bëri të qash moj gruaja ime e dashur? “Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish burri im”, tha gruaja me lot në sy dhe i tregoi atij se çfarë kishte ndodhur me ish burrin e saj koprac i cili i dëbonte lypësit duke i ofenduar. “Gruaja ime, nëse lypësi që trokiti sonte në derën tonë është ish burri yt, atëherë dije se unë jam lypësi që më përzuri atë natë”, tha ai.

Mësimi:
Është një fjalë e urtë popullore, disi banale por me shumë kuptim dhe shumë e vërtetë që thotë, “Bota është një portokall që rrotullohet, nëse sot po nuhat erë të mirë nga para, me siguri pas rrotullimit do të vijë momenti që do të nuhasësh erën e prapanicë!” Bëni mirë sa të mundeni, nëse jep një me siguri do të të jepet shumëfishi i asaj që dhe. Faleminderit që më ndiqni dhe si gjithmonë, mendjen në vend.

https://jetoilumtur.al/

 

Scroll to Top