Një zinxhir vrasjesh mafioze pas atentatit në Don Bosko

Jil
Jil
2 Min Read

Vijimësi të disa ngjarjeve mafioze të regjistruara në Tiranë, Laç dhe Lezhë e cilësojnë hetuesit atentatin e 12 marsit në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja. Kështu thuhet në dosjen hetimore.

Tani grupi hetimor nuk ka me dyshime se objektiv i këtij atentati kanë qenë familjarët e Fation Muratit, ndonëse viktimë mbeti banakierja e lokalit në pronësi të tij.

Ngjarja ka motiv hakmarrjen për një sërë vrasjesh zinxhir të kryera për shkak të konflikteve të disa grupeve rivale, thuhet në dosje.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se objekt i sulmit me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi vëllezërve Fation, Ylli dhe Ervis Murati, me motiv hakmarrje, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale, ku ka patur të dëmtuar dhe viktima në qytetet Tiranë, Lezhë, Laç etj”.

Tv Klan mëson se bëhet fjalë për disa ngjarje të muajve të fundit, të cilat kanë tronditur opinionin publik për mënyrën e ekzekutimeve të kryera.

Pavarësisht se motivi duket i qartë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë të dhënë që mund t’i çojë në identifikimin e autorëve, për të cilët ata thonë se ishin 3 persona.

Edhe kamerat e sigurisë që janë sekuestruara nga grupi hetimor nuk kanë ndihmuar për të rënë në gjurmët e atentatorëve, që dyshohet të jenë vrasës me pagesë./Tv Klan

Lexo të radhë

“Bashkë ose asnjë në finale”/Çfarë po planifikon Luizi? Vendimi do shkaktojë zemërim tek fansat

197 km/orë dhe pa rrip sigurimi! E pëson keq i riu i “guximshëm”…

Pasi fitoi vetë BBV, Stresi kërkon mbështetjen për Luizin: Djal shembullor, po bën…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *