Kur i bën nder një tjetri shkruaje në rërë që ta marri deti… e nëse dikush ju ben nder gdhendeni në gur që mos ta harroni kurre…
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Të qeshësh shpesh…, të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve, të dëgjosh kritikat e sinqerta dhe të durosh tradhtinë e miqve jo të vërtetë, të vlerësosh bukurinë, të zbulosh anët pozitive tek të tjerët, duke e bërë botën pak më të mirë… të dish se qoftë edhe një person i vetëm ka qenë i kënaqur nga fakti i ekzistencës tënde. Ja, kjo do të thotë të kesh sukses.
Ka ardhur KOHA t’i themi Nikolla Kopernikut se Bota nuk rrotullohet vetëm rreth Diellit,por edhe rreth Interesit..!
Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.
‘..Unë nuk kam talent për të krijuar miq të rinj, por më mjafton zotësia për besnikëri ndaj miqëve të vjetër…’
Lumturia është si një flutur që e mban në duar: Në qoftë se e shtrëngon shumë mund të vdes, por nëse e lë ajo fluturon larg. Kujdesuni për të dhe gjithmonë do të jetë me ju..!
Krimbi kurrë nuk zgjedh për të jetuar në një mollë të kalbur…ai gjithmonë zgjedh një mollë të mirë për ta kalbur…
Tre janë gjërat thelbësore për të arritur lumturinë në jetë: Të kesh diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të shpresuar.