Nuk është Luizi, do habiteni me cilin banor Kiara puthet në buzë (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shotsa dhe dënime me ‘spec’ ka pasur mbrëmë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa Vëllai i Madh u dha mundësinë të organizonin një ‘Pyjama Party’, banorët vendosën që ta shijonin në maksimum.

Ata kishin në dispozicion një rulotë, ku kishte dënime të ndryshme dhe disa prej tyre ishin me ‘spec’. Nëse refuzonin që të kryenin dënimin, atëherë do të pinin shots.

Në një moment Nita Latifit i ra që të puthte në buzë personin që kishte në të djathtë të saj. Aty ishte Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, i cili menjëherë thotë ‘hajde puthe në buzë Kiarën’.

Kujtojmë se kjo nuk ishte puthja e vetme e kësaj mbrëmje plot argëtim, pasi vetëm Nita është puthur edhe me dy banorë të tjerë. Fillimisht asaj i ra dënimi i tillë, ku në të djathtën e saj kishte Elvis Pupën.

Me këmbënguljen e banorëve, ata u puthën. Nga ana tjetër, Dea Mishelit i ra i njëjti dënim dhe pranë kishte Luiz Ejllin. Teksa ajo shkoi ta puthte, afër saj iku Kiara, të cilën e largoi me lezet.

Si pasojë Dea vendosi që të puthte Nitën, e cila nuk e refuzoi puthjen e banores.

Scroll to Top