“Nuk është lypje, por…”/ Luizit i hapin “GoFundMe”, reagon Dalina Buzi (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dalina Buzi ka një mendim ndryshe lidhur me GoFundMe e krijuar në emër të Luiz Ejllit, që njerëzit të kontribuojnë me para për banorin e “BBVA”.

Në një reagim në mediat sociale ajo shprehet se “nuk ka vetëm GoFoundMe që lidhen me varfërinë apo ngjarje tragjike. Por ka shumë kategori, të kulturës, të sportit, për gjëra personale. Po të shkosh te faqja e “The Guardian” atje shkruan: “Ju lutem dhuroni që ta mbani gjallë gazetarinë e mirë.”

Më tej, Dalina shprehet se ka dashur eshe ajo të krijojë një GoFoundMe për kinemanë në vendin tonë apo prodhime e saj. “Kam dashur të hap një GoFoundMe, e dija që nuk do kishte shumë të ardhura, por shumë njerëz më janë kundërvënë dhe nuk kam pasur frikë se do tallen e do thonë “këtu njerëzit nuk kanë çfarë të hanë”.”

Më tej, Dalina thotë se edhe pse Luizi është kthyer në një “produkt” nga i cili po fitojnë të gjithë, vetë ai nuk fiton gjë prej kësaj.

“Unë di njerëz që kanë çuar deri në 10 mijë euro veshje. Ai nuk po lyp, nëse do e quajmë punë ai po punon shumë po jep gjithçka në Big Brother dhe po gjeneron të ardhura. Luizi është bërë produkt, qoftë duke u sulmuar për klikime, qoftë duke u bërë objekt debati dhe duke u përdorur në çdo emision. Në kontratë Luizi nuk mund t’i fitojë këto gjëra që i përdor televizioni.”

Lexo të radhë

Fushatë për lider në BB VIP, Luizi kap një më një banorët dhe u bën kërkesën e papritur

Sa para janë mbledhur deri më tani për Luizin, nuk do ta besoni…

E ka përmendur disa herë brenda BBV, del foto e parë e Efit…

Scroll to Top