JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk ishte “zgjedhja” e saj, ja kush ia dha idenë Oltës të nominonte Kiarën, Luizin dhe Bledin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë “Prime”-t të djeshëm në “Big Brother VIP”, u hap zarfi i kuq i cilli ishte dërguar nga ‘Vëllai i Madh’ për Oltën.

Pasi grupi i saj u shpall fitues i lojës me litar, aktorja përfitoi një avantazh në lojë duke çuar në nominim Luizin, Kiarë dhe Bledin.

Dhe pse iu deshën disa minuta për të zgjedhur tre të nominuarit, duket se Olta është këshilluar dhe më parë nga ‘armiku’ i Luizit, Armaldo.

Në rrjet po qarkullon një video ku maestro dhe aktorja diskutojnë rreth zarfit të kuq apo kutisë së Pandorës dhe gjatë asaj bisede ai e këshillon atë që kur t’i jepet mundësia të nominojë ata të tre.

Më tej Maestro theksoi se me këtë mundësi që i ka ardhur mund të “vrasë me një gur dy zogj.”

Kujtojmë se e gjithë mbrëmja e djeshme   u shoqërua në debate në lidhur me diskutimet që kishin ndodhur gjatë javës që kishin pasur personazhë kryesorë Luizin dhe Maestron.

Kjo pasi këngëtari ka zgjedhur të ndërpresë marrëdhëniet me mikun e tij pasi ky i fundit qëndron ende mes dy zjarresh duke ruajtur relata të mira edhe me Oltën.

Scroll to Top