Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
– Mendoni para se të flisni. Lexoni para se të mendoni.
– Më mirë të flesh i uritur, sesa të zgjohesh me borxhe.
– Jam përgjegjës për ato që them, nuk jam përgjegjës për ato që kuptoni.
Dhe mos harro, mirësia ime nuk është dobësi, dhe toleranca ime nuk është injorancë.
– Askush nuk do të ngjiten mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh.
– Më pëlqen të dëgjoj njerëzit të flasin për veten e tyre. Kurrë nuk dëgjoj që ata thonë ndonjë gjë të keqe.
– Duam të bëhemi Zotër, dhe kjo na pengon të bëhemi njerëz.
– Mos thuaj asgjë të mirë për veten, sepse nuk do të bëheni të besueshëm. Por mos thuaj asgjë të keqe, sepse të gjithë do ta besojnë.
– Nëse nuk jeni zotërues i rrjedhës së jetës tuaj, kjo do të thotë që ju lejoni që ekzistenca juaj të jetë një aksident.
– Disa njerëz nuk i kanë në fjalorin e tyre fjalët: “mirësjellje”, “njerëzim”, “sinqeritet”, “dashuri”. Unë përse të kem në fjalorin tim fjalën “mirëkuptim”?
*– Shumë njerëz duan t’u japin fund maleve të vështira, kur ajo që ata vërtetë kanë nevojë është guximi për t’u ngjitur.
– Një nga liritë më të mëdha është të mos interesohesh në të vërtetë se çfarë mendojnë të tjerët për ju.
– Një stërvitje e mirë për zemrën, është të përkulesh dhe të ndihmosh dikë që të ngrihet.
– Jepi kohë tjetrit të kuptojë çfarë humbi… Jepi kohë vetes të kuptojë çfarë vlen!!!
Çdo e keqe kujtohet, çdo e mirë harrohet.
Koha nuk na kthen më fëmijë, por na zbulon që ende jemi fëmijë.
Shumë prej nesh nuk jetojnë ëndrrat e tyre, por frikën e tyre.
– Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, çdo familje e pakënaqur…
– Kur Perëndia të jep miell, djalli të merr thesin.
– Ata që keni pranë, tregojnë karakterin tënd…Ata që le pas në të kaluarën, dinjitetin tënd.
– Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre.
– Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim…
Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me “shpirtin tim”, me “dyshimet e mia”, me “frikën time”, me “dhimbjen time”.
Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!!
– Mos i thuaj Zotit se sa e madhe është fortuna që kalon…
Por thuaj fortunës se sa i madh është Zoti që beson…
– Dashuria pyet miqësinë: “çfarë po bën atje?”
Miqësia i përgjigjet: “bëj të qeshin ata që ti i bën të qajnë.”
– Lëre zemrën tënde të rrahi vetëm për ata që mund ta dëgjojnë.
– Mos i harxhoni fjalët tuaja për njerëzit që meritojnë heshtjen tuaj. Ndonjëherë më e mira që duhet të ofrojmë, është heshtja.
– Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t’ju dëgjojnë kur heshtni.
– Shumë njerëz do trembeshin nëse në pasqyrë, në vend të fytyrës së tyre, do të shikonin karakterin e tyre…
-“Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti”.
*– Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.
*– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.
– Gjembat që të lënduan ishin ato që u përpoqe t’i mësosh të çelin lule.
– Mos më gjyko para se të më njohësh…
Mos më nënvlerëso para se të më sfidosh…
Mos fol për mua para se të flasësh me mua..
– Njerëzit ndryshojnë për dy arsye…Ose mësuan shumë dhe duan të ndryshojnë, ose janë lënduar shumë dhe duhet të ndyshojnë.
– U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia, më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime.
– Akoma dhe një ditë arriti në fundin e saj…..
Çdo e djeshme, dhe një kujtim…..
Çdo e nesërme, dhe një shpresë….
Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.
– Njerëzit që nuk e shprehin qartë se çfarë duan prej jush … zakonisht duan diçka që nuk u përket.
– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.
– Ndonjëherë duhet të largohemi nga njerëzit. Nëse janë të interesuar, do ta vënë re. Nëse jo, do të dimë se ku jemi.
– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.
– Paraja mund të blejë shtratin, por jo gjumin. Libra, por jo arsim. Rroba të bukura, por jo finecë. Argëtim, por jo lumturi. Njerëz, por jo njerëzimin.
– “Një përqafim i heshtur, është sa një mijë fjalë për një zemër të lënduar”
– Zemra ka veshët e saj për të dëgjuar atë që mendja nuk e kupton.
– Ndonjëherë është më e lehtë të buzëqeshësh dhe të pretendosh se je i lumtur, sesa të shpjegosh pse nuk je.
– Kurrë nuk i kam përfillur ata që i kanë xhepat plot. Kur pashë zemrat e tyre bosh, u dhashë dhe 1 euro.