JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk jua merr mendja cilat janë 5 arsyet që e bënë Luizin të fitojë “Big Brother VIP”!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ai është fituesi i padiskutueshëm i “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli, një emër apo një fenomen?! Këngëtari Luiz Ejlli vinte me një të shkuar të ndritur në muzikë, pasi kishte fituar tashmë një sërë kompeticionesh të rëndësishme, por fati e deshi që të ishte pikërisht “BBV” ai që i dha shkëlqimin e duhur yllit të dashur dhe aq shumë të komentuar.

E teksa ai numëron shumë fansa kudo ku ka shqiptarë, duket se ka arsye edhe më të thella se pse ai u zgjodh fitues. Ndoshta do të mjaftonte sensi i tij i protagonistit, mënyra si ia doli të jetë në qendër të debateve dhe diskutimeve, por duket se ka shumë më shumë se aq, se pse Luizi triumfoi.

Megjithëse sytë blu mund të mos na hipnotizojnë, por të kesh dy sy kaq të bukur është me të vërtetë një bekim. Duke deshifruar kuptimin e ngjyrës blu të syve, tipari më i njohur i personalitetit të këtyre njerëzve është se ata janë tepër të ëmbël.

Flokët bjondë me siguri nuk kanë qenë ndonjëherë tjetër kaq të pëlqyer, të paktën në Shqipëri. Me lyerjen e flokëve ai ia doli të jetë sa i pëlqyer, aq edhe i dallueshëm dhe i veçantë nga të tjerët. (Për të mos folur më pas për flokët e gjelbër.)

Sipas një studimi të ri, gratë i gjykojnë fytyrat e meshkujve më tërheqëse kur ata janë të mbushur me muzikë. Ky rezultat u tregua kur një çift studiuesish nga Universiteti i Vjenës, Austri, kryen një eksperiment mbi gratë. Grave iu kërkua të vlerësonin atraktivitetin e burrave me shprehje neutrale të fytyrës pasi kishin dëgjuar muzikë të ndryshme instrumentale. Rezultatet rezultojnë s e ata kanë më shumë gjasa t’i gjykojnë meshkujt nga fotot si tërheqës dhe ndoshta të dalin me ta. Luizi është një këngëtar dhe dashurinë e tij për muzikën e ka shfaqur jo pak herë në “BBV”.

Biologët evolucionarë do t’i quanin “djemtë e këqij” hipermaskularë, shpjegon Michael R. Cunningham, Ph.D., profesor dhe psikolog në Universitetin e Louisville. “Këta burra nxjerrin testosteron, i cili çon në guxim dhe lidhet me seksualitetin e ekzagjeruar,” thotë ai. Ata gjithashtu mund të jenë rebelë, thotë Madeleine A. Fugère, Ph.D., profesore e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Konektikatit Lindor dhe autore e Psikologjia Sociale e Tërheqjes dhe Marrëdhënieve Romantike. Kjo nuk duhet të merret aspak në konotacionin negativ, por Luizin mund ta quajmë “djalë të keq”, për aq kohë sa ai gënjeu për sëmundjen, apo debatonte me banorët e tjerë dhe nuk i kursente ofendimet. Por siç tashmë e dimë mjaft mirë, gjithçka ishte në kuadër të lojës.

Romanca ndihmon në rritjen e të kuptuarit tonë për njerëzit e tjerë. Ajo inkurajon ndjeshmërinë. Sepse është zhanri më popullor në mbarë botën, prandaj. Kiara! Romanca me Kiarën e bëri Luizin edhe më të dashur për publikun. Le ta pranojmë, e kush nuk e sheh atë film romantik me princin e kaltër që i fiton zemrën princeshës së tij?!

Lexo të radhës

Scroll to Top