Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Ndonjëherë unë pyes veten nëse botën e qeverisin disa të zgjuar që tallen me ne apo disa idiotë që flasin seriozisht.
– Idiotin mund ta kuptojmë nga dy tregues: flet për gjërat që janë të padobishme për atë dhe shpreh opinion mbi diçka që askush nuk e pyet atë.
– Nga të gjitha hajdutët, budallenjtë janë më të keqij për shkak se ata vjedhin kohën tuaj dhe entuziazmin tuaj.
– I zgjuari dëshiron të mesoje, por budallai do të mësojë të tjerët.
– Unë nuk e dija se ekzistonin kaq shumë idiotë në botë deri sa fillova përdorimin e internetit.
– Kuptojme budallain nga mania që ka për hollësira të panevojshme.
– Nëse diçka shkon në një vesh dhe nga ana tjetër, kjo është për shkak se nuk ka asgjë mes tyre për të mbajtur.
– Psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.
– Ka dy lloje budallenjsh: ata që nuk dyshojnë për asgjë dhe ata që dyshojnë për gjithçka.
– Nuk ka asgjë më të rrezikshme se një idiot imagjinativ.
– Nëse marrim parasysh që Zoti kufizoi inteligjencën njerëzore, duket e padrejtë që nuk kufizoi dhe budallallëkun njerëzor.
– Parajsa është plot me idiotë që besojnë se ekziston.
– Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty.
– Pyes veten se si një njeri kaq i trashë arrin të konsiderohet kaq i dobishëm.
– Të jesh në gjendje të përballosh vetminë dhe për më tepër për ta shijuar atë, është një aftësi e madhe.
– Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson.
– Më mirë ta fshehësh injorancën se sa ta tregosh atë.
– Që të njohësh veten tënde është e vështirë, por është e lehtë për të këshilluar të tjerët.
– Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë.
– Barazia nuk shkakton rebelim
– Kujdesu për të ndëshkuar të metat tuaja, që të mos ndëshkohesh nga ato.
– Është e pamundur për një njeri të mësojë atë që ai mendon se tashmë di.
– Ligji është si një rrjetë merimange, që kap mizat e vogla, ndërsa të mëdhajat shqyejnë rrjetën dhe ikin.
– Kini kujdes se çfarë thonë armiqte tuaj. Ata janë të parët që nxjerrin në pah gabimet tuaja.
– Është e pamundur të konsiderohet i lirë ai që është skllav i pasioneve të tij dhe që dominohet nga këto
– Mos i para-thoni ato që doni të bëni, sepse nëse dështoni, ata do të tallen me ju.
– Demokracia më e mirë është ajo ku të ligëve nuk u lejohet të marrin pushtetin, dhe të mirëve nuk u lejohet të refuzojnë qeverisjen e vendit të tyre
– Është puna e njerëzve të zgjuar, të parashikojnë fatkeqësinë para se ajo të vijë. Është puna e të guximshmëve për tu përballuar me fatkeqësinë, kur ajo vjen.
– Unë dua një shtëpi ku nuk shoh asgjë të tepërt dhe ku gjej gjithçka që është e nevojshme.
– Shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë e një prekje, një buzëqeshje, një fjalë të bukur, kompliment, dikë që na dëgjon, por ato që mund të ndryshojnë jetën tonë.