Në një status në rrjetet sociale, Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi, ka hapur zemrën duke folur për plagët dhe anët e saj që publiku nuk i di.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes prej muajsh që pas hyrjes në ‘Big Brother VIP’. Ajo u komentua shumë për eksperiencën e saj, veçanërisht për debatet, raportin me Granitin dhe skenën kur humbi ndjenjat.
Pas daljes, ajo lajmëroi se është në një lidhje me Adis Patushi dhe gjatë këtyre muajve romanca e saj ka qenë qendra e vëmendjes së mediave sociale. Siç ka treguar artistja, në drejtim të të dyve ka patur shumë mesazhe negative nga ndjekësit.
E ndërkohë, javët e fundit ajo u bë shkak i ndezjes së një debati pas një statusi ku i shkruante të dashurit të saj: “Më fal që nuk jam ruajtur për ty”. Deklaratë që ndezi polemika të shumta dhe u diskutua për ditë më radhë.
Teksa ka ndarë disa foto në Instagram, Fifi duket se ka bërë një përmbledhje të gjithë këtyre muajve, e jo vetëm, duke shkruar se ka plagë që prej vitesh po mundohet t’i shërojë. Këngëtarja nga Kosova shton se ka shumë thika, bërryla e padrejtësi që publiku nuk mund t’i kuptojë sepse nuk i ka provuar.
“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas -diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI!”- shkruan Fifi…jetoilumtu.al/