O ylli im

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

O ylli im, poezi nga Timo Flloko

Koha ikën shpejt, sa shpejt e s’kthehet më,

Por ëndrrat tona mbeten pas, përgjithmonë.

Si një yll lart në qiell, unë ty të pres,

Kur nata gjithësinë mbulon!

Në errësirën pambarim,

Ku të të gjej, o ylli im,

Përtej kufijsh në largësi,

Ku syri s’mbërrin?!

Sa herë, unë, dritën humb në net,

Kërkoj në terr, por dot s’të gjej…

Të lus: mos humb, një rreze ço,

O ylli im!

Qielli erret krejt nga retë, kur s’të shoh…

Ankthi shpirtin thellë ma pushton!

Është një yll, që ndriçon vetëm për ty,

Kur nata gjithësinë mbulon….

Përtej kësaj jete do të mbërrijë,

Ky malli im, që s’njeh kufij…

Me vite dritë, lë pas një yll,

Dhe po u fik!

Koha, vitet që jetojmë,

Janë veç një çast, për dashurinë.

Të lus: mos humb, një rreze ço,

O ylli im.  Timo Flloko

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top