Ashtu si në përralla ku antagonisti dhe protagonist mbizotëzojnë dhe përfolen, njëjtë po ndodh edhe në këtë edicion të “BBVA”, Luiz dhe Olta janë banorët më të komentuar nga publiku.
Që në fillim dyshja janë parë si armiq të përbetuar të njëri-tjetrit, “në aspektin e lojës”, siç thotë edhe këngëtari.
Por, mesa duket kjo gjë nuk qëndron kështu në syrin e miqve të ngushtë të Luizit. Joni dhe Mario, shokët e fëmijërisë së Ejllit në një dalje të tyren të fundit në emisionin “Glamour Zone” kanë nënkuptuar se në fakt Luizi dhe Olta kanë një “aleancë të fshehtë”.
“Me Oltën. Ata kanë një telepati të frikshme me njëri-tjetrin, ndoshta edhe publiku mund ta ketë kuptuar. Ata kuptohen me një shikim. Por nuk duhet përjashtuar edhe se nëse do të kishin mundësi të dy do ta eleminonin njëri-tjetrin. Duke qenë se nuk i kanë vendosur asnjëherë përballë, atëhere kanë një aleancë,