Olta Gixhari një nga protagonistet kryesore të “Big Brother Vip 2”, u largua vetëm para pak javësh nga shtëpia.Që pas daljes ajo nuk është shprehur kurrë nëse e shikon Luizin si fitues të këtij edicioni, por pasi u pyet nga fansat ajo tha se është e bindur që Luizi do ta fitojë këtë Big Brother.
Duke qenë se Olta Gixhari ishte gjithmonë në qendër të debateve dhe konflikteve brenda shtëpisë, aktorja ishte menduar si një nga finalistet e këtij viti, madje edhe një kandidate për fitore.Eksperienca e saj brenda shtëpisë lidhet padyshim me Luizin, pasi të dy ishin protagosnistët kryësorë të debateve në shtëoinë më të famshme ne Shqipëri.
Olta dhe Luizi ndanë jo vetëm shtëpin në dy pjesë por edhe publikun.Por me daljen e Oltës, ndryshoi rrjedha e lojës dhe kjo e fundit tashmë e komenton lojën e banorëve si publik dhe si një ish banore.Në daljet e saj televizive ajo është shprehur se dëshiron që Big Brother, të fitohet nga një femër ndaj ajo që kur ka dalë ka mbështetur Dea Mishel dhe lojën e saj.
Aktorja së fundmi ka bërë një live për fansat, përmes të cilëve ka marrë pyetje të ndryshme, njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e Big Brotherit, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.
Në përgjiegjen e saj ajo tha se është e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse nuk e kishte thënë më parë.Aktorja tha se e kishte kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit jashtë.
“Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj.Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, shtoi artistja e njohur”, u shpreh Gixhari.