Olta Gixhari ‘shpërthen’ në lot: Do fle gjumë si 70% e shtëpisë! Nuk mbaj më, s’doja të shkoja në këtë pikë

Jil
Jil
2 Min Read

Olta Gixhari ka vendosur “të flejë gjumë” dhe të mos jetë më protagoniste në Big Brother VIP.

Ky vendim i saj erdhi pas kritikave që mori në spektaklin e mbrëmshëm dhe në mëngjes shpërtheu në lot.

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq.

.

A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë këtë.

Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim.

Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh.

Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– tha Olta.

Olta shpërtheu në lot kur ishte në oborr dhe kishte pranë vetes Maestron dhe Valbonën, ku më pas afrohet edhe Luizi.

Teksa qan Olta dëgjohet të thotë: “Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *