Olta për dashurinë e Luizit ndaj Kiarës: E ka pëdorur për lojë, ‘luftoi’ për të më mbajtur mua në shtëpi!

Jil
Jil
3 Min Read

Olta ka shprehur gjatë gjithë ditës sot se ka qenë e mërzitur. Mesa duket jo aq për Kiarën që e shpreh, por për Luizin, i cili e ka injoruar dhe nuk i flet fare. Këtë inat apo mërzi ajo ia ka treguar Deas e më pas Qetsorit, me të cilin ka pasur nje bisedë të gjatë kokë më kokë në lavanderi.

Ajo i ka kërkuar këtij të fundit të sulmojnë Luizin, pasi sipas saj ai nuk bëri asgjë për ta mbrojtur Kiarën. Madje në një moment hedh dyshime se Luizi lidhjen me të e ka pasur tërësisht për lojë.

Biseda:

Olta: Nuk duhet ta lëmë të qetë Luizin. Ai nuk ka bërë asgjë për ta mbajtur Kiarën brenda dhe unë dua të di pse.

Qetsori: Pse mendon kështu. Çfarë të bënte tjetër ai, Ai e ka mbajtur Kiarën 3 muaj brenda, kaq mundësi kishte.

Olta: Jo, unë dua të di pse nuk bëri asgjë. Ai ka lobuar fort të më mbajë mua dhe ta nxjerrë atë.

Qetsori: Po pse se pyet?

Olta: Nuk më përgjigjet. Sa i them unë këtë ai shmanget, merret me dicka, lan enët, duket që nuk do të flasë.

Qetsori: Unë nuk mendoj kështu. Ai po e vuan ikjen e saj.

Olta: Jo, nuk po e vuan fare. Ai tani është i qetë, këtë donte. Nuk donte ta mbante sepse po të donte do kishte luftuar. Ai nuk e bëri.

Qetsori: Po ai e donte, këtë nuk mund ta mohojmë.

Olta me nënqeshje: Nuk jam e sigurt. Do flas në një moment tjetër. Unë dyshimet e mia i kam hedhur. Prandaj më kritikoi dhe Arbana që tha pse thua që ata do ndahen. E di unë pse i thosha.

Qetosori: Nuk e di.

Olta: Ore Luizi është aktor i shkëlqyer. I Shkëlqyer po të them. Prandaj them unë. Nuk dua të flas më shumë për këtë gjë…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *