Kiara Tito, Olta Gixhari, Krist Aliaj dhe Qetsor Ferrunaj janë banorët në nominim për këtë javë. Kujtojmë se ishte Nita Latifi, ajo që gjatë spektaklit të së shtunës hapi Kutinë e Pandorës dhe vendosi që të thoshte emrat e 4 banorëve të lartpërmendur.
Katër të nominuarit janë të ndarë në çifte Olta-Kiara dhe Kristi-Qetsor. Do jetë publiku ai që do vendosë së kë çift do të përballë kokë më kokë për të dalë nga shtëpia.
Në lidhje me këtë aktorja e njohur është shprehur se dëshiron që çifti Olta-Kiara të hyjë në televotim.
“Unë vdes të dal kokë më kokë me Kiarën”, kështu i ka thënë Olta Nitës ditën e djeshme teksa ajo i tha se nuk i kishte parë asnjëherë kaq afër atë dhe Luizi Ejllin.
Gjithashtu Nita i tha aktores se ‘u paska realizuar dëshirën’ për të qenë në nominim bashkë me Kiarën.
Ndërkohë Olta ia kthen: “Dita që do bashkëpunoj me Luiz Ejllin nuk ka për të ardhur kurrë”.
Me sa duket Olta ka qëllim që të godasë Luiz Ejllin te pika e rij e dobët, Kiarën. Të gjithë këtë po e bën pasi këngëtari i njohur nxori në nominim dy herë radhazi Armaldo Kllogjerin, duke ia arritur qëllimit që ta nxjerrë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Duke qenë se Maestro ka qenë mjaft i afërt me Oltën, kjo e fundit do të marrë ‘hak’ ndaj Luizit duke i larguar Kiarën nga shtëpia e BB VIP.noa.al