JiL.al - Jeto i Lumtur

Pamje dramatike të aksidentit sonte në Tiranë. Përplasja ishte brutale…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë – Pamjet që shikoni tregojnë qartësisht se kemi të bëjmë me një përplasje brutale mes automjetesh, duke shkaktuar plagosjen e disa prej tyre, në gjendje serioze.

Përplasja ka qenë e fortë dhe këtë e tregojnë dhe dëmet e shumta që kanë pësuar automjetet. Duket se ka qenë sistemi ‘air bag’ që ka mbrojtur deri diku shoferët dhe pasagjerët.

Policia e kryeqytetit thotë se në aksidentin që raporti më herët noa.al, janë identifikuar të paktën pesë persona të plagosur në shkallë të ndryshme.

Nga të dhënat e para del se mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i rrugës “5 Maji” diku afër Medresesë, pak metra larg qendrës universitare, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të.

Po ashtu janë plagosur edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në galeri shikoni pamjet nga ky aksident dramatik. /noa.al

Lexo të radhës

‘Do merrte hakun e babës’/ Motra e Dan Hutrës flet për vrasjen e…

Me foto profili luanin e tij, Ervis Martinaj mbante emrin ‘King Simba’ në…

Gruaja 40-vjeçe hidhet në liqenin e Pogradecit, shpëtohet nga kalimtarët

Berisha nuk i lëshon, zbulohet plani i Enkelejd Alibeajt për ambientet e selisë…

Scroll to Top