Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një adoleshent i identifikuar si Dalaneo Martin 17 vjeç është qëlluar për vdekje nga disa policë.
Ngjarja ka ndodhur në ‘Uashington DC’, ku 17-vjeçari ishte duke fjetur në një makinë të vjedhur të parkuar në këtë zonë, në momentin kur polici i vjen me armë në dorë për ta arrestuar, shkruan BBC
Ai është trembur dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi me makinën, brenda së cilës në sediljen e pastme ishte edhe polici. Ky i fundit i ka kërkuar të ndalojë dhe më pas e ka qëlluar me armë 5 herë në kokë.
Departamenti amerikan i drejtësisë ka nisur hetim për rastin, ndërsa familjarët e të riut kërkojnë drejtësi dhe i bëjnë apel autoriteteve të marrin masa ndëshkuese ndaj policit, shkarkim dhe procedim penal ndaj tij.