Para Elegjisë

Jil
Jil
1 Min Read

Një ditë do t’i marrësh në gji
Gjethët e rëna të stinëve të tua
Dhe do të kërkosh kot vetën
Shtigjeve të harruara të një moshe
E nuk do të kesh më as flokë ere
As shikim ylberi ta matësh fillin
Dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër
Një dit do t’i shpalosh vjetët tua
Si pajën e nusës së vdekur
E do të numrosh fluturat e shkruara
T’agsholeve t’prenduara
E s’do të kesh ma as zjarr në buzë
As lot në sy të qeshën ngohtë
Të qajsh rrejshëm dhe ti manihtësh
djelmoshat

Një dit do t’i hash buzët e tua
Gjurmët e tua do t’i pështysh
Dhe secilin muzg do ta pagëzosh
Me nga një pendim që dhemb
E s’do të kesh më as sy deti
As hap të hedhur sorkadheje
Të shohësh si t’përqeshin gongjet
Dhe të ikesh prej hijës sate

—–Nga Azem Shkreli

 

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *