Para shumë kohësh një nga vezirët e Sulltan Muratit, i cili e dinte se ai nuk ia prishte qefin, i shpreh një kërkesë: I nderuar Sulltan, unë kam dy gra dhe me secilën prej tyre kam kam nga tre fëmijë.
Dua të di se cila prej tyre është më e mëshirshme me fëmijët e saj. Dhe në bazë të kësaj do ta ndaj trashëgiminë time. A mund të më ndihmosh në lidhje me këtë çështje?
Sulltani nuk ia prishi vezirit të tij të dashur dhe i tha se do ta zgjidhte ai këtë punë dhe menjëherë thirri njërën nga gratë e tij dhe i tha: “E nderuar zonjë, veziri im që njëkohësisht është edhe burri jot ka kaluar nga mendja dhe ka rënë në dashuri me njërën nga shërbëtoret e mia.
Dënimi për këtë gjë është jeta e tij. Por unë e dua shumë atë njeri dhe nëse ti e fal atëherë unë nuk do tia mar jetën por do ta internoj në një vend larg prej ketëj sëbashku me të dashurën e tij. Si mendon?”
Gruaja e inatosur dhe gjithë mllef i thotë, “Kurrën e kurrës, ai njeri nuk meriton të jetojë. Ai nuk duhet të jetë as me mua e as me njeri tjetër. Madje kam dëshirë që litarin ta tërheq vetë.”
Pastaj sulltani thirri gruan tjetër dhe i bëri po të njëjtën pyetje së cilës ajo iu përgjigj, “Aman sulltani im, të përgjërohem mos ia mer jetën. Unë mund të qëndroj pa burrë, por fëmijët e mi nuk munden pa të.
Ju lutem internojeni ku të doni bashkë me të dashurën e tij, kështu fëmijët e mi do të rriten me shpresën se një ditë do ta takojnë përsëri babain e tyre”.
Mësimi:
Dashuria e nënës për fëmijën është e pafund. Nëse je me fëmijë, atëherë ti në radhë të parë je nënë/baba dhe më pas je bashkëshorte/bashkëshort. Çdo vendim që meret në jetë, gjithmonë duhet marrë duke vënë në radhë të parë fëmijët.
Kjo jo sepse ju nuk keni rëndësi, por sepse ata nuk kanë asnjë faj dhe se ata janë pasoja juaj. Faleminderit që më ndiqni dhe mos harroni, mendjen në vend./historimotivuese.com