Paragjykimi.

Jil
Jil
2 Min Read

Sa po i afrohesha kasës te dyqani shoh para meje një mesoburrë me tre fëmijë kapur për dore. Të katër pa maska. Kishte një bukë e një shishe qumësht nën sqetull. U nxeha e sapo do i thoja shitëses,pse u shërben kur s’kanë maskë,dëgjova dialogun:
-1.800 lekë të vjetra,Jaçe.
-Shënoje te fletorja,-i tha burri.
-Ke dy javë pa shlyer.
Burri s’foli,doli. Fëmijët pas tij si tek ajo gravura me rosën që e ndjekin rikat varg. Pyeta shitësen:
-Sa lekë pa shlyer?
-48 mijë të vjetra. Se vetëm bukë dhe qumësht ble.
Dola jashtë. Pashë që tre fëmijët këpusnin kore nga buka dhe ecnin ngadalë duke ngrënë. Hodha te këmbët e mija një 5 mijëshe të re.
-O zotéri,Jaçe,-i bértita.-Ty të ka rënë kjo pesëmijëshe?
Ai u afrua,e pa dhe nuk foli një çast. Pastaj tha:
-Jo. Nuk kam unë kaq para.
-Epo tani i ke,-i thashë.- Se nuk janë as të mijat. Është fati yt se ti i shkele me këmbë e nuk i pe. T’i gëzosh!- dhe ika me nxit.
Ai mori kartmonedhën e padashur e férkoi. Një çast. Se u kthye me fytyrë nga dyqani e hyri brenda. Pas pak doli i qeshur. Pasi fshiu emrin në fletore i ngelën ca të holla sa bleu një qese me karamele. E grisi me dhëmbë ambalazhin dhe ua ndau tre fëmijëve. Atë çast dielli m’u duk…diell.

A.Xhafka

 

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *