Njerëzit vazhdojnë të jenë të fiksuar pas Luizit. Ose më mirë pas çiftit ‘Luiz-Kiara’.
Sot ka pasur replika mes tyre dhe Ronaldo Sharkës duke mbushur faqet e lajmeve ‘gossip’.
Gjithçka nisi nga deklaratat e Ronaldos i cili u shpreh se “Kiara nuk ia vlen për moderimin e ‘Kepit të VIP-ave’ dhe se më mirë do e bënte ai.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi, më pas Kiara e mandej edhe Zhaklin Lekatari.
Pasdite Luizi hodhi në profilin e tij një foto me Kiarën dhe brenda 1 ore mori 100 mijë klikime brenda një ore e mijëra komente.
Ka pasur edhe komente negative, por realitet ështe se Luiz Ejlli mbetet personazhi më i spikatur i kësaj vere.