JiL.al - Jeto i Lumtur

“Përderisa nuk më ka sharë nënën këtë javë” – Luizi flet për raportin e krisur me Efin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në spektaklin e natës së mbremshme (e shtunë) është diskutuar edhe raporti i Luiz Ejllit me Efi Dhedhes. Banorëve i është lëshuar një insert i shkurtër, në të cilin po ashtu janë publikuar disa akuza që ata kanë bërë kundrejt njëri-tjetrit.

Pas klipit, ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se Luizi ka pasur vetëm interes tek ajo dhe se në momentin që i iku interesi u largua. “Luizi ka pasur vetëm interes te unë. Në momentin që i iku interesi, nuk i interesoja më. Më ka hedhur poshtë.

Nuk kuptova çfarë i bëra Luizit dhe shpërtheva. Mosmirënjohja e këtij njeriu nuk ka asnjë justifikim”, u shpreh ajo. Artisti nga Shkodra nga ana tjetër tha se për përpjekjet që ka bërë ai, Efi është akoma në shtëpi.

“Se sa mosmirënjohës jam e tregon se Efi është këtu në shtëpi. Unë kam vazhduar e kam përmend edhe kur nuk ka qenë këtu. Përderisa nuk më ka sharë nënën këtë javë në rregull jemi”, tha Ejlli. Theksojmë që Efi në fillim të Big Brother ka qenë aleat i Luizit dhe miq shumë të mirë. /Telegrafi/

Scroll to Top