Përdorën Shqipërinë për tentativën e kalimit të shumës së majme të ‘bardhës’ në Kapshticë, dalin para togave të zeza rumunët që u kapën ‘gafil’, pritet vendimi

Jil
Jil
1 Min Read

Sot pritet të dalin para Gjykatës dy rumunët që u tentuan të trafikonin 118 kg kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.

Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru do të zhvillohet seanca me dyer të mbyllura, ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës për të filmuar. 2 shtetasit rumunë tentuan të trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Pak javë më parë po prapë 4 shetatas rumunë kanë rënë në pranga ndërsa 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’

Më 13 mars u sekuestruan 260 kilogramë kanabis që kishte gjithashtu destinacion Greqinë. Në pranga kanë rënë rumunët, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *