Nga të gjitha të drejtat e njeriut, ideologët dhe politikat e kanë shfrytëzuar më së shumti të drejtën per mëkate dhe gabime, nëse nuk janë të marrë janë hajdutë.
Nuk ka terr më të madh sesa padituria.
Njerëzimi është shumë i vjetër në gjurmë të të kaluarës na bie të ecim.
Njeriu që njeh çmimin e gjithçkaje nuk njeh vlerën e asgjëje.
Njeriut të gëzuar gjithë bota i duket e lumtur.
Një armik i vdekur vlen aq sa edhe një mik indiferent.
Një fqinj i mirë është më mirë se një mik i largët.
Një ligj pa dënime është si një këmbanë pa zë.
Paraja nuk të bën të lumtur por të qetëson.
Para se të ndërtosh shtëpi hulumto komshinë.
Pemët e larta bëjnë më shumë hije se fruta.
Pergjigjja më e mirë ndaj zemërimit është qetësia.
Për punët e mira njerëzit flasin por nuk i realizojnë kurse për punët e këqija i bëjnë e për to nuk flasin.
Pleqtë më mirë shohin pas shpine se të rinjtë para vetes.
Politika e drejtë dhe e mençur nuk është njohja e njerzve por dashuria për to.
Politikanët me të ardhur në pushtet demoralizojnë njerëzit të cilët deri dje i kanë dashur me gjithë zemër.
Pranuesi i gabimit vërteton se është më i mirë se dje.
Pula kurrë nuk premton ajo kakarin vetëm pasi që e bën venë.
Pushtetin e ka ai që gëzon gëzimin e turmës.
Ruhu nga ajo dashuri që te shikon nga xhepat.
Suksesi i korrur nga padrejtësia zgjat pak.
Sytë i besojnë vetëm vetes; veshët u besojnë njerëzve të tjerë.
Shoku i të gjithëve është mik i askujt.
Shpesh dikush nuk di të thotë dy fjalë në shtëpi, predikon meshë gjetiu.
Talentet formohen në qetësi, karakteret pas betejave të jetës.
Terri nuk tretet duke thënë fjalën “llamba”.
Të gjithë të mirat duam t’ia atribuojmë vetes, të këqiat të tjerëve.
Të kesh shumë para nuk do të thotë se gjithnjë do të kesh edhe fat.
Tregtarët kudo në botë kanë një religjion.
Të shkathtëtit Zoti i jep krahë.
Të udhëheqësh një luftë është njësoj si të hedhësh short. Zari zakonisht bie ndryshe nga se e kemi imagjinuar ne.
Thelbi i lirisë së shtypit është: thelbi i burrërisë, mençurisë dhe moralit.
Thupra fëmijet e këqinj i bën të mirë.
Unë mund të premtoj të jem i sinqertë por i paanshëm jo.
Urrejtja e popullit është një xham i mprehtë, miratimi i popullit – një mjegull që tretet.
Vonojnë të dalin zogjtë e pulës nga vezët e pavëna.