Përsosmëria dhe papërsosmëria

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përsosmëria dhe papërsosmëria; Sabrina Ferri

Përsosmëria takoi papërsosmërinë dhe i tha: “A i sheh gjithë ata njerëz atje? Ata po vijnë tek unë. Njerëzit më duan, e dashur papërsosmëri, unë jam perëndeshë e tyre, ata nuk mund të bëjnë pa mua. Më fal sepse E di që askush nuk do të të kërkojë kurrë, por mos e fajëso veten, mund të ndihesh mirë edhe vetëm”.
Papërsosmëria tundi kokën në heshtje dhe vazhdoi të ecte në rrugën e saj. Vite më vonë, Përsosmëria pa se papërsosmëria kishte ndërtuar një perandori të vetën. Ata e quajtën atë Vendi i Defekteve. Kështu Përsosmëria e shtyrë nga kurioziteti hyri në atë botë shumëngjyrëshe dhe kuptoi se të gjithë ata që e donin deri vonë tani e adhuronin papërsosmërinë.

“Çfarë po ndodh?” pyeti Përsosmëria pasi arriti papërsosmërin me lot në sy.
“Ndodh që njerëzit e kuptuan se bota jote ishte bota e Iluzionit dhe se ti nuk ishe reale.”
“Por nëse jam këtu do të thotë që ekzistoj, se jam e vërtetë!”.
“Sa kohë do të vazhdosh të mashtrosh veten? Të dy e dimë që je papërsosmëri, ashtu si unë, por e lodhur nga ky rol doje të besoje se ishe Përsosmëria, ndërtove një botë të rreme ku i tërhoqe zvarrë gjithë këta njerëz.”
“Pra, unë do të ndihem e paplotë përgjithmonë?”
“Mos fol budallallëqe… a e di pse njerëzit në një moment fillojnë të na duan? Sepse ata e kuptojnë se gjithçka e tyre, bukuria më e madhe, thelbi i tyre është në qenien e tyre të papërsosur. Ne jemi tashmë të kompletuar, mikja im. ”

Sabrina Ferri

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top