Pesë këshilla për kujdesin ndaj telefonit gjatë verës.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndonëse quhen të mençur, telefonat nuk janë aq të zhvilluar sa t’u përshtaten në tërësi ndryshimeve klimatike.

Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, telefonat kërkojnë trajtim ndryshe nga stinët e tjera. Në vijim janë disa nga veprimet që duhet të ndërmerren në verë, shkruan “Geeks” të enjten.

Mos e përdorni menjëherë kur të dilni jashtë – Ndryshimi i hovshëm i temperaturës mes ambientit të brendshëm ku ajri është i kondicionuar me atë të ambientit të jashtëm, mund të shkaktojë pika uji në telefon, veçanërisht rreth mikrofonit dhe altoparlantëve. Ato mund ta dëmtojnë ekranin, por edhe zërin. Lagështia mund të krijohet edhe brenda telefonit, varet se sa është i mbyllur. Shmangni përdorimin e telefonit për disa minuta, derisa ai ta merr temperaturën e duhur.

Mbajeni telefonin në xhep ose çantë kur jeni jashtë – Kjo do të minimizojë kondensimin e lagështisë përreth. Meqenëse moti mund të jetë me erë e pluhur, mbajtja e telefonit në hapësirë të mbyllur mund të jetë ide dobiprurëse.

Mbani këllëfin mbrojtës – Kutitë e telefonit ofrojnë mbrojtje të mirë nga pluhur dhe lagështia. Këllëfi gjithashtu do ta ruajë telefonin nga dëmtimet e jashtme, si dhe mund të mos iu rrëshqas nga duart.

Hiqeni urgjentisht nga dielli – Mbajtja e telefonit në pikë të diellit nuk është ide e mirë, pasi “smartphoni” mund të tejnxehet, duke rrezikuar të shpërthejë.

Kujdes nga rëra – Marrja e telefonit në plazh mund të mos gjithmonë zgjidhje e duhur pasi rëra mund ta dëmtojë atë, sidomos pjesën e altoparlantëve. Rëra mund gjithashtu ta dëmtojë edhe portën e mbushësit.https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top