Plagoset 19-vjeçari në Tiranë. Emri..

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANË- Nuk ka qetësi. Një tjetër plagosje ka ndodhur në kryeqytet pas një sherri mes adoleshentësh.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se një 20-vjeçar i identifikuar si Arli Beta ka goditur me mjet prerës një të ri tjetër, të identifikuar si Erius Tuce, 19-vjeç. Si pasojë e konfliktit, Tuçe ka mbetur i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër lojërash kompjuterike në rrugën “Bilal Golemi”, në zonën e Komunës së Parisit. Po ashtu, është bërë me dije se Policia ka mundur që të vendosë në pranga autorin e ngjarjes, i cili është dërguar në Komisariatin nr. 2. Ndërkohë që i riu është në spital, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia e kryeqytetit informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit A. B., kishte goditur me mjet prerës E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *