• Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet. (Platoni)
• Hitleri dhe Mussolini ishin vetëm zëdhënësit e qëndrimit mbi dominimit dhe dëshirës për pushtet që janë pothuajse në zemrat e të gjithëve. Derisa burimi të pastrohet, gjithnjë do të ketë konfuzion dhe urrejtje, luftëra dhe antagonizma klasorë.
(Jiddu Krishnamurti)
• Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më.
(Marcel Proust)
• Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, kacavjerru, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara.
(Martin Luther King)
• A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë.
(Desmond Tutu)
• Njeriu ndjehet i frikësuar vetëm nëse nuk është në harmoni me veten.
(Hermann Hesse)
• Një shoqëri delesh me kohë lind një qeveri ujqërish.
(Bertrand de Jouvenel)
• Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve.
(Frederic Bastiat)
Jeto I Lumtur