Po te mos ishte femra, diamantët do të ishin gurë të rëndomtë..”Thënie Të Bukura”

Jil
Jil
2 Min Read

1 Ka shumë gjuhë që flasin, por shumë pak koka që mendojnë.

2 Bisedat e tavolinave dhe ato mes dy të dashuruarve e humbasin fokusin; ato të të dashuruarve janë mjegullnajë, ndërsa bisedat e tavolinave një tymnajë.

3 Muzika shpreh atë që s’mund të thuhet me fjalë, dhe që nuk mund të qëndrojë në heshtje.

4 Edhe nata më e errët do të përfundojë, dhe dielli do të lindë sërish.

5 Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit.

6 Disa mendime të caktuara janë përgjerime. Ka momente kur pavarësisht pozicionit të trupit, shpirti është gjunjëzuar.

7 Njerëzve nuk u mungon forca por vullneti.

8 Nëse flas, unë jam i dënuar. Nëse hesht, jam i mallkuar!

9 Ju më pyesni çfarë më detyron të flas? Një gjë e çuditshme:ndërgjegja ime.

10 E ardhmja ka disa emra. Për të dobëtin, është e pamundur; për zemërlëshuarit, është e

e panjohur; por për trimat është ideali.

11 Ka gjithmonë më shumë mjerim në mesin e shtresave të ulëta të shoqërisë, se sa humanizëm tek shtresat e larta.

12 Nuk është e lehtë të qëndrosh i heshtur, kur vetë heshtja është një gënjeshtër.

13 Moda ka shkaktuar më shumë dëme sesa revolucionet.

14 Kur një grua është duke ju folur, dëgjojeni atë që thotë me sytë e saj.

15 Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.

Viktor Hygo

Shprehje të papërsëritshme nga Viktor Hygo

 

Jeto I Lumtur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *