Produksioni tregohet i pashpirt, do e vendosë nesër Luizin përballë zgjedhjes më të vështirë në jetë

Jil
Jil
1 Min Read

Ditën e sotme në mediat online kanë qarkulluar disa teori përsa i përket rrugëtimit të Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kohët e fundit këngëtari nuk është parë në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe thuhet se po trajtohet me medikamentet e duhura, madje se ka lënë shtëpinë dhe i është drejtuar spitalit.

Gjithashtu ditën e sotme, TikTok-eri i njohur ka ngritur dyshimet se sipas informacioneve të tij, Luizi mund të lërë edhe rrugëtimin e tij në BBV.

Përsa i përket këtyre fjalëve që qarkullojnë, një reagim e ka bërë edhe ish konkurrentja e Për’puthen, Ritvana, e cila ka qenë shumë e përfshirë në situatat e ndodhura brenda BBV.

Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka shkruar se mbrëmjen e së shtunës Luizit mund t’i jepet një zgjedhje nëse do të vazhdojë apo të ndërpresë rrugëtimin e tij në reality show.

“Për të gjithë që me pyesin, Luizi mund të dalë të Shtunën. Për arsye shëndetësore,mendohet ti jepet një zgjedhje që të vendosë vet a dëshiron të dal”, thotë Ritvana..shqip-lajme

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *