Shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja që mund të shpjegojnë pse burrat zakonisht nuk jetojnë aq gjatë sa gratë.
Hulumtimet sugjerojnë se kjo është e lidhur me humbjen e kromozomit Y, i cili mund të ndikojë aktiviteitn e muskulit te zemrës dhe mund të çojë në dështim vdekjeprurës të zemrës.
Kromozomet janë tufa të ADN-së në secilën qelizë të cilat vijnë në çifte. Gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një kromozom X dhe Y.
Profesor Kenneth Ëalsh, nga Universiteti i Virxhinias, tha: “Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është sikur ata biologjikisht të plaken më shpejt.Shumë meshkuj fillojnë të humbasin kromozomin e tyre Y në një pjesë të qelizave ndërsa plaken, diçka që duket të jetë veçanërisht e vërtetë për duhanpirësit.
Shkencëtarët më parë zbuluan se burrat që vuajnë nga humbja e kromozomit Y kanë më shumë gjasa të vdesin në një moshë më të re dhe të vuajnë nga sëmundje të lidhura me moshën, si Alzheimer.
Hulumtimi i ri besohet të jetë prova e parë e fortë se humbja e kromozomeve shkakton drejtpërdrejt efekte të dëmshme për shëndetin e meshkujve.
Ai shtoi: “Ky hulumtim i ri ofron të dhëna se pse meshkujt kanë jetëgjatësi më të shkurtër se femrat”.
LIFE STYLE Kuriozitete
Jeto I Lumtur.al