JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse ndonjëherë dashuria nuk mjafton?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Dashuria është një ndjenjë sublime dhe baza e shumë marrëdhënieve. Pa dashuri asgjë nuk do të funksiononte, ama, ndonjëherë nuk është e mjaftueshme

Ne nuk mund të qëndrojmë krah një personi thjesht sepse e duam, nëse nuk përmbushen të tjera kushte.

Ka disa arsye specifike pse ndonjëherë dashuria nuk mjafton që dy persona të jenë bashkë:

1. Dashuria nuk zgjidh çdo problem në çift

Nëse një mori situatash janë kundër marrëdhënies dhe pas një periudhe të caktuar, kthehen në probleme, dashuria nuk jep zgjidhje. Komunikimi dhe përkushtimi, po.

2. Nuk mund të sakrifikohesh për hir të dashurisë

Ne jemi qenie egoiste dhe kërkojmë të përmbushemi në jetë, karrierë, ego personale, etj dhe nëse dashuria kërkon që të sakrifikohet një prej këtyre aspekteve, jo, nuk ia vlen! Na besoni që më vonë do të pendoheni.

3. Jo domosdoshmërisht ai/ajo që duam është i/e duhura

Njeriu perfekt nuk ekziston, por dikush që të pranon, kupton, përmirëson jetën dhe aspektet e ndryshme jetësore ekziston dhe është “i/e duhuri/a”, shkruan Anabel.

Ne mund të dashurohemi me dhjetëra herë derisa të gjejmë personin e përshtatshëm, por duhet të kuptojmë se përpos një reaksioni kimik, dashuria është edhe një mozaik që plotësohet nga të tjera ndjesi dhe ndodhi në jetën tonë.

Respekti, komunikimi, pavarësia dhe shumë të tjera luajnë role po aq të rëndësishme sa të qenit i/e dashuruar.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top