JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse nuk e do më askush Kiarën përveç Luizit?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rrugëtimi i moderatores Kiara Tito po pëson një trajektore të re me hyrjen për së dyti në BBV. Kjo për shkak edhe të sjelljes së saj, që duket se nuk është më e njëjta, gjë që iu ka rënë në sy banorëve por edhe ndjekësve dhe fansave të saj. Kritikë kanë qenë pothuajse të gjithë dhe pakënaqësitë i kanë shprehur edhe gjatë prime-it. Nita Latifi i ka kërkuar të mos jetë arrogante me ta dhe të mos i fyejë. “Njerëzit të kanë dashur më shumë atëherë. Je njohur për drejtësinë tënde”, ia ka thënë këngëtarja kosovare.

Në të njëjtën linjë mendimi ka qenë edhe Kristi Dragoti, i cili ka thënë se Kiara ka marrë sjelljet e Luizit. Nga ana tjetër, gazetari Bledi Mane e ka parë me sy të mirë ndryshimin, duke thënë se kjo është Kiara e vërtetë. “Kiara duhet të luftojë e vetme, do ta bëjë më të fortë, jo të lujftojë nën ofertë”, tha ai. Moderatorja është mbrojtur duke thënë se ka të drejtën e saj për të qenë ndryshe.

“Kjo është një Kiarë me një siguri më tepër, kam kuptuar disa gjëra më shumë. Nëse shihni një Kiarë tjetër është e drejta ime”, është shprehur ajo. I vetmi që e ka mbështetur ka qenë Luizi, duke thënë se i pëlqen Kiara mënyra sesi ajo është transformuar. Nga ana tjetër shumë e ashpër ka qenë edhe gjuha e përdorur nga opinionistët e spektaklit. Arbër Hajdari u shpreh se fama është e vështirë të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohet dhe se i vjen keq që po sheh dy Kiara. “Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë. Fama e këtyre njerëzve, që akuzojnë Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partenerit.

Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha”,

 tha Arbri. Edhe Zhaklina, tha se Kiara nuk është e sinqertë dhe se i merr gjërat sipas pëlqimeve nëpër rrjete. Por siç duket nga një vështrim në Instagram, edhe fansat e Kiarës nuk iu ka pëlqyer sjellja e saj dhe për këtë arsye e kanë ndëshkuar.

Instagrami i saj numëronte 678 mijë followersa në nisje të spektaklit të djeshëm, por pas debateve të ashpra me Efin dhe diskutimeve me banorët, me sa duket fansat kanë vendosur se Kiara po gabon. Sot vihet re se rreth 17 mijë veta kanë larguar nga profili i moderatores, dhe numri i ndjekëve ka shkuar në 661 mijë. Për shkak të Kiarës duket se është penalizuar edhe Luizi dhe ndjekësit janë larguar nga profili i tij joaktiv në Instagram.InfoKosova 

Scroll to Top