Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Koncerti i Noizyt bëri bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës. Fansat ishin ata që më së shumti e shijuan atmosferën e krijuar, duke ndjekur nga afër disa nga idhujt e tyre. Por duket se një fanse ka shkuar dhe më tej. Ashtu si Noizy, ajo ka gdhendur të njëjtin tatuazh në krah. “Alpha Show” është tatuazhi që reperi bëri të natë si dhe fansja e tij bashkë me të.
Por duket se ka pasur më shumë se kaq. Ajo ka publikuar foto me artistin ku të dy shfaqen të përqafuar. Kjo foto vjen vetëm pak kohë pasi publikuam lajmin se reperi është në një lidhje. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm.
Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë gjatë single. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Përballë Xheraldinës, në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ai ka folur ndoshta për herë të parë për jetën private. Veç batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur për herë të parë edhe për vajzën që i ka fituar zemrën. Me sa duket, ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën.
Natyrisht, duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra.
“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”,
Bëhet me dije se lidhja e tyre ka nisur disa vite më parë, duke u shndërruar shpejt në një marrëdhënie të afirmuar dhe pranuar nga miqtë dhe të afërmit. Dibrania e Noizyt e shoqëron të dashurin thuajse në çdo udhëtim që ai ka, duke përfituar kështu nga koha për të shijuar edhe disa ditë relaksi së bashku. Duke njohur natyrën e tij diskrete, reperi ka preferuar që ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, duke mos dashur ta shndërrojë në një personazh të famshëm..…jetoilumtu.al/