Rama shkarkon Ahmetajn, emëron Ballukun zv/kryeministre

Jil
Jil
2 Min Read

Kriza energjetike që po kalon vendi duket se e ka detyruar Kryeministrin Rama që të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Teksa e cilëson atë si sfidën më kolosale të kësaj periudhe, Rama ia ka besuar numrin dy në qeveri ministres për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, duke shkarkuar nga kjo detyrë zv/kryeministrin dhe ministrin e  Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri nuk I kursen falenderimet për Ahmetajn, duke vlerësuar kontributin e tij në procesin e rindërtimit.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin”.

Në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Rama ka emëruar kryenegociatore Majlinda Dhukën, në vend të Zef Mazit, Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti pranë kryeministrit.

“Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, një vit pas fitimit te mandatit të tretë nga Partia Socialiste, duhet të kalojnë në kuvend përmes një seance të posaçme parlamentare.…jetoilumtu.al/

Tv Klan

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *